Qyetarët e Prizrenit ftohen që ta kursejnë ujin dhe t’i paguajnë faturat

Konsumatorë të nderuar, në këto ditë të nxehta të verës kur jemi të rrezikuar edhe nga Pandemia COVID 19, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të mos keqpërdoret uji i pijes për destinime të tjera, përveç atyre higjieno-sanitare.

K.R.U “ Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren  ka ujë të mjaftueshëm për furnizim të pandërprerë 24 h (orë),  vetëm nëse uji përdoret për destinim primar higjieno-sanitar, mirëpo nëse vazhdohet të keqpërdoret uji në këtë mënyrë siç edhe ka filluar menjëherë me ngritjen e temperaturave, atëherë është e  pamundur të pritet furnizimi i pandërprerë, kur me ujë të pijes ujiten edhe fushat.

Ne apelojmë tek të gjithë konsumatorët, që të paguajnë faturat rrjedhëse të cilat mund t’i bëni në të gjitha arkat  për pagesa, të cilat janë duke punuar sipas orarit të rregullt të punës  në nivel rajonal të kompanisë, po ashtu edhe përmes E-banking , transfereve bankare  në llogaritë e shënuara në faturë përmes bankave: ProCredit, NLB, Banka për Biznes, TEB, Banka Ekonomike, BKT dhe nëpër të gjitha pikat e PTK-së .

Ta kursejmë ujin, çdo pikë e ujit ka rëndësi në jetën e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *