Pronto Prokuroria…Gjykata dhe Pronto Portali

Kur skanë argumente me e mbrojtë të vërtetën

Dhe as vetveten

Kur, fali o Zot, nuk e dinë çka po bëjnë me qytetin

E në vëtvete e shohin mbretin

Kur iu plasin skandalet e i thërret në “gjyq” Prokuroria

Nga pazotësia

E marrin fushën e marrin malin

Dhe fajësojnë pronto Prokurorinë, pronto Gjykatën

Dhe pronto Portalin…

Kur ju rrëshqet këmba në akull, ju bëhet mjegull përpara

Krejt lara lara

Kur nuk shohin përtej hundës së tyre

Edhe në pasqyre

Vetja në engjull ju ngjan

dhe kthehen menjanë

Kush guxoi

Të na kundërshtoj

Janë djalli

E këta janë:

Pronto Prokuroria, pronto Gjykata

Dhe Pronto Portali…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *