Prokuroria Themelore në Prizren, 21 aktakuza për 37 persona

Na raportin ditor të Prokuorisë së Shtetit bëhet e ditur se me 25 maj në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur njëzet e një (21) aktakuza, për tridhjetë e shtatë (37) persona. Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person.

Janë  bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona në dy raste të ndara, kurse Departamenti për të Mitur ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person.

Me 26 maj Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre personave me inicialet: Xh.A., A.B. dhe F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së. Ndërsa, i dyshuari Xh.A., po ashtu dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *