Prokuroria në Prizren: Një persona ndalohet për skema piramidale, një shtëpi bastiset, sekuestrohen 10 lojra të fatit

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, është ndaluar personi me inicialet P.B., për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, të njëjtit i janë sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit.

Me kërkesë të prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhrit gojor për bastisje, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës,  nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, me kërkesë të prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, të dyshuarit A.K., nga Prizreni, i është sekuestruar Vetura “BMË”, ngjyrë e  zezë, me targa 01-987 – LM,  e cila dyshohet se e ka të falsifikuar “shasinë“ si dhe “librezën”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” sipas KPRK-së.

Bastisje:

Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhrit për bastisje, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës,  nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, nuk janë gjetur armë, me përjashtim të një fisheku të kalibrit 7.62 mm, i cili është sekuestruar nga policia.

Sekuestrimet e përkohshme:

Me rastin e ndalimit të të dyshuarit P.B., për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i janë sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit

Me kërkesë të prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, të dyshuarit A.K., nga Prizreni, i është sekuestruar Vetura “BMË”, ngjyrë e  zezë, me targa 01-987 – LM,  e cila dyshohet se e ka të falsifikuar “shasinë“ si dhe “librezën”.

Me këtë rast, ndaj të dyshuarit është iniciuar hetim për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” sipas KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *