Prokuroria në Prizren: Një persona ndalohet për dhunë në familje, ngriten tri aktakuza

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.B., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248  lidhur me nenin 181 paragrafi 4 i KPRK-së.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit O.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së. Rasti ka të bëjë me dhunë në familje.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet I.O., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të KP-së. Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2)  aktakuza, për dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Raste tjera me interes për publikun:      

Tek dy persona në dy raste të ndara, është gjetur substancë narkotike në sasi prej 1.5 gr. dhe 2 gr. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 269 i KPRK-së. Të njëjtit pas intervistimit nga ana e policisë, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *