Prokuroria në Prizren ngrit 8 aktakuza për dhjetë persona

Raporti i plotë 24 orësh i Prokurorisë Themelore në Prizren

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza, për dhjetë (10) persona për këto vepra penale: “Vjedhje e shërbimeve komunale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë për dy (2) persona, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 273 paragraf 1 të KPRK-së si dhe për veprën penale “Posedimi i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275  paragrafi 1 të KP-së.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet A.H., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28  të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit A.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë nga neni 173 parag.1 nënparag.1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 parag.1 të KPRK-së

Bastisje:

Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje,  është kryer bastisje lidhur me ndalimin e të dyshuarit A.H., për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. Bastisja është kryer në shtëpinë e tij në Prizren.

Sekuestrimet e përkohshme:

Me rastin e bastisjes janë sekuestruar:

–                      Një (1) pistoletë TT – M57;

–                      Gjashtëdhjetë e një (61) fishekë të kalibrit 7.62 mm;

–                      Tre (3) karikator dhe

–                      Një (1) çantë brezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *