Prokuroria në Prizren: Dy persona ndalohen 48 orë, dy aktakuza për tre persona, dhe sekuestrim i 688 pakove me barna

Prokuroria Themelore në Prizren përmes raportit 24 orësh njofton se “me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë dy persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Ndaj të njëjtëve është bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Në, Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” sipas KPRK-së. 

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Prizrenit, me dyshimin për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola. Me këtë rast, janë sekuestruar 688 pako me medikamente të llojeve të ndryshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *