Prokuroria konfirmon kallëzimin penal për edicionin e 30 të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

L.A. Emër i njohur për redaksinë e Gazetës Prizreni Sot, ka bërë kallëzim penal kundër zyrtarëve komunal rreth procedurave për organizimin e edicionit të 30 të Festivalit Zambaku i Prizrenit.

Prokuroria themelore në Prizren e konfirmon se ekziston kallëzimi penal, ndërsa Komuna e Prizrenit thotë se nuk është njoftuar nga Prokuroria për ndonjë kallëzim eventual.

Për më shumë se një vit Komuna e Prizrent, tha se po kërkon mënyrë të organizimit të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, pa tender, prandaj në vitin 2018 nuk u mbajt edicioni i 30.

Pas rezistencës së gjatë Komuna e Prizrenit megjithatë vendosi që Festivalin “Zambaku i Prizrenit” ta tenderoj.

Përveç kësaj Komuna e Prizrenit ka ndarë mjete shtesë për Festivalin “Zambaku i Prizrenit” deri tash për publikun në adresë të panjohur dhe jozyrtarisht flitet për ndarjen e shumës 10 deri në 20 mijë euro.

U kërkua që këto mjete të derdhen në disa institucione, prandaj deri më sot nuk dihet ende se si do të “dalin” nga arka e Financave të Komunës këto mjete.

Zyrtarisht asnjëherë deri më sot nuk u publikua lista e përfituesve të Komunës me shumën e ndarë, në mesin e të cilëve është edhe “Zambaku i Prizrenit”, dhe nuk u bë e ditur kush përfitoi mjete në emër të “Zambakut…”.

Në anën tjetër është shpallur tenderi po për Festivalin “Zambaku i Prizrenit”.

Vlera e tenderit mbetet të përcaktohet nga konkurruesit në tender ndërsa flitet për shumën prej 40 mijë euro.

Në total edicioni i sivjetëm i Festivalit “Zambaku i Prizrenit” mund të shkoj deri në 60 mijë euro, të taksapaguesve prizrenas.

Njohësit e organizimit të Festivalit pohojnë se viteve të fundit Festivali Zambaku i Prizrenit është organizuar me më pak se gjysmën e shumës së sivjetme të paraparë.

L.A. ka ngirtu Kallëzim penal kundër organizatorit të Festivalit.

Në pyetjet e redaksisë së Gazetës Prizrenit Sot, për Prokurorinë Themelore në Prizren,  nëse mund të na konfirmoj ngritjen e kallëzimit penal nga L.A kundër Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport për procedurat e organizimit të edicionit të sivjetëm të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, dhe nëse po në cilën fazë të shqyrtimit është lënda, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren Fitore Mehmeti përgjigjet:

“Referuar kërkesës dhe pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Prizren, me datë 15.05.2019 është dorëzuar kallëzimi penal nga L.A., kundër E.O. dhe B.B.

Prokuroria Themelore në Prizren, do ta trajtojë kallëzimin në fjalë dhe do të veprojë konform dispozitave ligjore” thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Prokurorisë Themelore në Prizren.

I pyetur nëse Komuna e Prizrenit ka njohuri dhe qëndrim rreth kallëzimit penal për edicionin e sivjetëm të Festivalin “Zambaku i Prizrenit”, zyrtari për informim i Komunës së Prizrenit Lis Dorambari përgjigjet:

“Komuna nuk ka kurrfarë njoftimi zyrtar nga prokuroria deri me tani ne lidhje me Zambakun”

Tenderi për Zambakun e Prizrenit është parashikuar të mbyllet me 20 maj./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *