Prokuroria duhet ta gjej ku u “avulluan” 2 herë nga 10 mijë eurot e ndara për KB “Ponte Prizreni”

Në reagimin e Klubit të Basketbollit “Ponte Prizreni” është një e vërtetë e trishte dy herë avullimi i shumave nga 10 mijë euro që janë ndarë për këtë Klub…

Kuvendi Komunal I Prizrenit në emër të politikave zhvillimore i mbështet Klubet sportive në Prizren.

Zyrtarët e KB Ponte Prizreni pohojnë se dy herë u janë premtuar nga 10 mijë euro, në fakt herën e parë 20 mijë euro, nga këo “politika zhvillinmore”.

Kur zyrtarët e këtij Klubi e kianë pyetur drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku kanë shkuar 10 mijë eurot që janë ndarë pët këtë Klub, ai (Ehat Oreshka) ka dhënë një përgjigja sa interesante po aq edhe “kriminale” brenda saj. U avulluan 10 mijë euro.

Në reagimin e KB Ponte Prizreni është edhe kjo fjali:

Në bisedë e sipër na u premtuan sërish 10.000€, ndërsa në pyetjen tonë se ku mbetën ato 10.000€ të vitit të kaluar, përgjigjja e ish drejtorit ishte e shkurtër: “U AVULLUAN” ta harrojmë premtimin e kaluar dhe të shofim se sa fonde kemi mundësi të ndajmë në të tashmen.

Më tej në ragim KB Ponte Prizreni kërkon nga Prokuroria dhe Kuvendi Komunal hetim…

Për këtë i bëjmë thirrje prokurorisë dhe Asamblesë Komunale që së paku të bëhet një hetim sepse të gjithë sot jemi në dijeni që gjithë këto të holla janë nga taksat dhe tatimpaguesit e qytetit të Prizrenit.

KB “Ponte Prizreni” i zbuloi gjurmët. Poriokuroria e Kuvendi duhet ta gjejnë ujkun./Prizreni Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *