Policia në Prizren sekuestron dy armë që ishin në pronësi ilegale

Me datën 11 korrik 2019, zyrtarë të Policisë së Kosovës gjatë aktiviteteve në dy raste të ndara në Prizren kanë sekuestruar dy armë të cilat ishin në pronësi ilegale dhe pa leje përkatëse.

Në rastin e parë policia ka reaguar ndaj një informate se një person posedon një armë zjarri. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, ku në ketë rast policia ka arritur që ta identifikojë të dyshuar G. B. ku nga çanta e krahut (sportive) të gjejë dhe sekuestron armën e zjarrit. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit i kontrollohet banesa. Gjatë kontrollimit të banesës nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Pas realizimit të deklaratës prokuroi kujdestar ka rekomanduar ndalim për 48 orë.

Ndërsa në rastin e dytë policia pas raportimit se ka gjuajtje me armë, ka reaguar me njëherë dhe ka arritur që të identifikojë të dyshuarin SH. H, ku ne shtëpinë e tij ka të shtëna me armë zjarri, në një aheng familjar. Në ketë rast policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të modeli ‘Zasatava’ prodhim Jugosllav. I njëjti ka pranuar se ka gjuajtur me armë zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka marrë vendim që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.

Me këto raste po merren hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *