Përgjigja epike me dy reshta Drejtorisë së Shërbimeve Publike për kuvendaren Sherife Balaj

Në profilin e saj, në rrjetin social FB, kuvendarja Sherife Balaj, e ka publikuar një përgjigje të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, e cila, nëse do të kishte në librin e Ginisit, rekorde të tilla, të letrave më të shkurtëra dhe më të pakuptimta, sigurisht se kjo letër do të hynte në konkurrencë dhe do të fitonte.

“Nuk kemi njohuri se cilat janë ato vende apo poçe elektrike të cilat janë vendos qe dy vite dhe nuk funskionojnë”, thuhet në përgjigje.

Balaj në faqen e saj në FB, përgjigjet

“Mjafton me dal prej zyrës tande ku je ulur, mi pa lagjet pak ma tutje të qytetit ku janë prishur dritat (shkun sjalicat), poçet jo poqe,
Pa ndriçim e keni lanë komplet Hasin dhe fshatërat e Hasit: Dedaj, Gjonaj, Ramajë, Kushnin e shumë tjerë…

Dilni kqyrni Hasin se nuk ju hanë ARUSHA, leni pallavrat grahni punës mos rrini n’fcb (Facebook) e besa me kqyr Prizrenin qysh doket prej Prishtine, boll është Prishtina hallakamë për vete prej modelit të mirë nga VETVENDOSJE .

Kuvendarja Sherife Balaj postimin e nis me këto fjalë:

Për çudi, paskan kthy përgjigje Drejtorat e Komunës së Prizrenit pas dy viteve sa janë në detyrë!!!

Tash e dy vite, më së paku 40 pyetje e shumë çështje kam parashtruar në Asamblenë Komunale të Prizrenit, disa me takime direkte për çështje dhe projekte të komunitetit, pyetje me shkrim, besa edhe me dalje në protestë për barazi gjinore por, asnjëherë skam marrur përgjigje me problem të zgjidhur, madje as kjo e sotit.

Kur një drejtor përgjigjet në këtë formë, nuk e di ku janë ato vende të pa ndriçuara në territorin e Komunës së Prizrenit, nuk e di pse rrinë aty e zanë karrigen kot së koti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *