Për më pak se dy vjet asfalti shndërrohet në rërë

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar disa fotografi përmes të cilave dëshmohen dëmtimet në rrugën Prizren – Zapllugje. Këto dëmtime dëshmojnë punën jocilësore. Gazetari Mulsiu thotë se nëse nuk merren masa për riparimin dhe ndalimin e prishjes së mëtejme mund të ndodh që kjo rrugë të bllokohet për qarkullimin e automjeteve.

Postimi i plotë:

Dy vjet më vonë!
Kjo është pamja e aksit të rrugës 8 km. (nga Jabllanicë) që lidh Prizrenin me katundin Zapllugje (Opojë), e lëshuar për qarkullim para dy vitesh, nga kryetari I Kuvendit të Kosovës K. Veseli.
Për fat të keq, rruga është dëmtuar dukshem në disa pjesë që dëshmon për punimet jocilësore dhe mungesë përgjegjësie të zbatuesit të punimeve dhe të atyre që kanë dhënë leje për shfrytëzimin e saj. Si është e mundur që rruga e tillë të shkatërrohet aq shpejtë dhe a ka obligim zbatuesi të jap garanci për qëndrueshmërinë e saj?Nëse organët kompetente nuk marrin masa për riparimin dhe stopimin e prishjes së mëtejme, mund të ndodh që kjo rrugë të bllokohet për qarkullimin e automjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *