Për kë bien kambanat?

1.            Është interesantë kohët e fundit qarkullojnë deklarata se kush e do Lirinë më shumë. Duket se opinioni është ndarë në dy grupe në ata që e duan “Lirinë” por me këtë menaxhment dhe ata që e duan “Lirinë” por me një menaxhment ndryshe, mundësisht me biznesmen privat e te huaj me përvojë. Të gjithë ata që flasin e bërtasin gjoja nga dashuria dhe në mbrojtje të Lirisë, që duan këtë menaxhment janë një grup të vogël, militant partiak, e katër apo pesë te tjerë  që thirren ne emër te ‘’Arpagjikave ‘’ e qe e kanë ngrwnw nga njw kocë nga menagjmenti i faqes se zezë , kurse grupin tjetër që e duan ndryshimin e përbëjnë të gjithë të tjerët: shikues, simpatizantë, futbollistë, qytetarë etj.

2.            Kryetari në konferencë për media, deklaroi se menaxhmenti i kaluar na ka lënë pa lojtar, na ka lënë pa ekip, na ka lënë me shumë borxhe, na ka prishë me federatë, na kanë bërë këtë e na kanë bërë atë. Po, falë kryetarit vizionarë Liria ka ecur përpara. Me sa dimë, menaxhmenti i kaluar Lirinë e la në superligë, në vendin e katwrt  dhe atë e qoi deri në çerekfinale të kupës së Kosovës dhe e licencoi për gara ndërkombëtare?

3.            Kryetari i Lirisë tha se nuk është degradim të biesh nga superliga. Ndoshta edhe nuk është fundi i botës që Liria ka rënë nga superliga, por zhvillimet që i kanë paraprirë kësaj gjendjeje janë amatoreske. Sapo erdhi menaxhmenti i ri, menjëherë angazhoi trajnerët vendor për ta drejtuar Lirinë, shikuesit menduan se diçka po ndryshon, se diçka e mirë do të ndodhë, por kur panë se Lirinë po e drejtonin kallaballëk trajnerësh (një grup 5-7 trajnerësh) ku nuk dihej kush fliste e kush dëgjonte, ku askush nuk e respektonte askënd, ku askush nuk e përfillte askënd, ku askush nuk ishte i mirë për askënd, u pa se kjo ishte një punë koti. Nuk do të ishte degradim të biesh nga superliga sikur kryetari të mos sillte të ashtuquajturin trajnerin italian, i cili dukej qartë se ishte më joprofesional se secili trajner i Lirisë.  Nuk do të ishte degradim sikur kryetari të mos sillte në klub këngëtarë në vend të futbollistëve, kjo është pa përgjegjësi, u blenë për futbollistë cilësor dhe dolën muzikantë këngëtarë. Nuk do të ishte degradim të biesh nga superliga sikur Kryetari në afatin kalimtar të sillte futbollistë cilësorë e jo të sillte futbollistë që do të ishin futbollistë rezervistë, të cilët do të ishin me të dobët se lojtarët juniorë të Lirisë.  Nuk do të ishte degradim të biesh nga superliga sikur kryetari të konsultohej me kryesinë e vet si të zgjidhnin problemet, sikur kryetari të mos shkonte në pushime në Antali me veteranët e futbollit për punë qejfi, në kohën kur klubit i duhej më së tepërmi. Nuk do të ishte degradim të biesh nga superliga sikur kryetari të mos lejonte kapitenin dhe të tjerë të largoheshin nga klubi pa shkak, nuk do të ishte degradim të biesh nga superligasi kur kryetari të mos angazhonte trajnerin e papërgjegjshëm dhe t’ia paguante të gjitha pagat në avans deri në fund të kampionatit, i cili sikurse edhe kryetari në kohen kur klubit i duhej më së shumti ai ishte diku tjetër.

4.            Pa lojtarë, pa ekip, pa financa, me gjithë ato borxhe, me gjithë ato probleme, pse more të uruar keni pranuar të jeni në krye të Lirisë. Me sa është bërë publikë dhe me sa tashmë dihet, ju jeni ata të cilët keni bërë presion dhe luftë që të vini në krye të Lirisë me çdo kusht, edhe pse kryesia para jush e klubit kishte mandat ende, pse nuk i latë që ata t’i zgjidhin këto probleme. Mirëpo ju përmes Drejtorisë së sportit bënit presione të vazhdueshme, duke i paralajmëruar se nuk do të keni financa nga komuna asnjë cent, nëse nuk largohen dhe nuk e dorëzojnë mandatin sa më parë. 

5.            Duke e parë presionin tuaj, duke e ditur qëndrimin tuaj, por edhe të komunës se nuk do të jepeshin mjete për Lirinë dhe Bashkimin, sikurse viteve tjera sepse kështu ishte qëndrimi i kryetarit të komunës, atëherë ata pranuan ta dorëzojnë mandatin, për hir që klubi të mos pësonte.

6.            Doli se ju nuk e kishit hallin e klubit por si të vinit në krye të klubit. Në këto rrethana u zgjodh edhe kryetar i klubit, pa kundër kandidat, lobimi juaj për të ardhur në krye të Lirisë ishte i paparë. Vërtet mendoni se nuk kishte të interesuar për kryetar të Lirisë, vërtet mendoni se askush nuk dëshironte të drejtonte Lirinë, sigurisht se kishte. Po në këto kushte, me këto presione, askush nuk dëshironte të kishte punë me ju dhe të ishte në krye të saj. Prandaj ishin të rezervuar dhe ju lan të bëheshit kryetar, sepse ju do të ishit shkaku që komuna përsëri të financonte Lirinë edhe më tutje.

7.            Do të ankohemi në FIFA thotë kryetari, sepse politika po përzihet në sport në Liri. Sikur ta thoshte dikush tjetër këtë, edhe mund të pranohej, por ta thotë njeriu i cili vet ka ardhur në Liri përmes politikës,kjo është qesharake, absurde dhe me këtë nuk mund të pajtohet askush.  Do të ishte befasi sikur ju të ankoheshit në FFK, se Komuna e Prizrenit jashtë çdo parashikimi Lirinë e mbështet financiarisht, (menaxhmentin e kaluar me 100.000 deri 130.000 kurse ju me 230.000 euro). Do të ishte befasi sikur ju të ankoheshit në FFK, se Drejtori i sportit ndërhynë në Liri vend e pa vend, sikur të gjithë ata që i keni sjell në Liri të mos ishin të partisë suaj. Do të ishte befasi sikur  ju të ankoheshit në FFK për rastin e pjesëtarëve të klubit tuaj kur deshën të bëjnë puq në Lidhjen Rajonale të futbollit duke mbledhur nënshkrime false. Do të ishte befasi sikur ju të ankoheshit në FFK, për trajnerët tuaj të pasjellshëm të cilët fizikisht e sulmojnë gjyqtarin. Tani për çdo rast dhe për çdo murmurimë thoni se fajin e ka kryesia e kaluar, po ju? Kur pritej që për shkak të paaftësisë së drejtimit të klubit, e sidomos për shkak të mos sukseseve të klubit, rënies nga superliga në ligën e parë, si akt moral e njerëzor të jepnit dorëheqje, ju ende fshiheni pas hijes së kaluar. Çdo gjë mund të thuhet, çdo gjë mund të bëhet kur njeriu nuk ndjen përgjegjësi.

8.            Na kujtohet, Kryetari i Komunës dikur thoshte se qasja ndaj kulturës dhe sportit do të ndryshoj, sidomos do t’i kushtohet kujdes sportit për fëmijë. Kryetar, nuk po vërehet asnjë ndryshim, nuk po vërehet asnjë përparim, po vërehet vetëm degradim. A do të toleroni, që një i dashuruar pas “kryetarllëkut” të vazhdoj ta drejtoj Lirinë me këtë avaz, apo do të gjeni mënyrë dhe forcë që Lirinë ta menaxhoj ndonjë biznesmen privat i cili njeri nder ta është Gjermani milioner  qe ju ka sjellur qdo gje qe ju dhe njerzt tuaj ja keni kerkuar . Ai nuk kërkon mjete nga Komuna,Ai nuk ti do lokalet e stadionit ,Ai deshiron  të investoj per Lirin me mjetet e veta. Ne jemi për këtë të fundit O Kryetar !.

9.            Me u afru donatorët të cilët nuk duan asnjë financë nga Komuna për ta menaxhuar Lirinë dhe mos me i përfill këta vullnet të mirë, vërtet është e pa kuptimtë dhe kjo banë vaki vetëm në Prizren. Mjetet prej 230.000 euro të cilat do të destinoheshin për Lirinë mund të destinohen diku tjetër Kryetar, për zhvillimin e sportit të fëmijëve apo të klubeve tjera të cilët janë shumë më të organizuara dhe të cilat kanë shumë më tepër suksese si: tenisi, atletika, pingpongu, mundja, boksi, hendbolli, noti etj. Shikoni botën e qytetëruar, shikoni Anglinë të gjitha klubet janë në menaxhim privat, shumica prej tyre me pronarë biznesmen nga Rusia, nga Arabia nga Amerika etj. Atje shteti përfitojn nga klubet, e jo sikurse te ne ku klubet përfitojnë nga shteti.

10.          Nuk është e thënë që secili që ka luajtur futboll e secili që shikon futboll të jetë trajner dhe  menaxher i mirë i klubit. Menaxhimi është art në veti, është mjeshtëri, të cilin jo gjithkush mund ta di dhe jo gjithkush mund ta kryej. Deklarata shterpe se do të kthehemi në superligë pas një viti është e pa kuptimtë, për aq sa ju keni siguri se Lirinë do të ktheni në superlige pas një viti, në anën tjetër po aq është friga se mund ta qoni edhe drejt një dështimi tjetër dhe Liria mund të bjer edhe në ligën e dytë.

11.          Me gjithë këto vështirësi, me gjithë këto peripeci keni lënë të kuptoni se përsëri dëshironi ta udhëheqii Lirinë, sikur të kishite pak moral, sikur të kishte pak njerzishmëri, sikur të kishte pak burrëri kushdo tjetër do të kishte dhënë dorëheqje dhe për këtë dështim do të kërkonte falje publike. Thuhet se Liria deri tash ka rënë nga superliga disa herë. Disa thonë 4 herë disa thonë 5 herë, e ndoshta ka rënë edhe 11 herë, nuk ka rëndësi, sa herë që Liria ka rënë nga superliga dikush ka dhënë dorëheqje, dhe kurdo që ka rënë nga  superliga kjo ka ndodhur kur komuna nuk ka ndarë mjete për Lirinë asnjë cent, pra ajo ka rënë nga superliga për mungesë të financave e jo për shkak të menaxhimit.  Dikush tha se kjo mënyrë e menaxhimit ka qenë në vazhdimësi dhe Liria nuk ka pasur menaxhim tjetër, për fat klubi ka pasur edhe formë tjetër të menaxhimit, dikur ka qenë e privatizuar nga një kompania private, të cilës fatkeqësisht nuk i shkuan punët mirë dhe u detyrua të hiqte dorë nga menaxhimi i klubit. Nën drejtimin e kësaj kompanie, klubi u rikthye në supeligë dhe ishte fitues i kupës së Kosovës. 3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *