Për 24 orë, 4 persona të ndaluar, dhe 3 aktakzua për vepra të ndryshme penale

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza për tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar katër (4) persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” , “ Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, “ Vjedhja e rëndë “. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të rënda, është ndaluar një (1) person ( i mitur), nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ Vjedhja e rëndë “.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar personi me inicialet M.N., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 4. Po ashtu, është ndaluar personi me inicialet K.Rr. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” nga neni 234 paragrafi 1.

Personat me inicialet B.H. dhe J.K., janë ndaluar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragrafi 1.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar personi me inicialet E.K. (i mitur) nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragrafi 1.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja e rëndë”;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *