Pas 12-të vitesh riaktivizohet Klubi i Futbollit “Arbana”

Dymbëdhjetë vjet më parë pushoi së ekzistuari Klubi Futbollistik “Arbana” nga Prizreni. Ndërkohë, pas një dekade rikthehet sërish të funksionojë klubi në të cilin dikur luanin emra të mëdhenj të këtij qyteti.

Uran Hoxha ka marrë drejtimin e klubit si kryetar i saj, ndërkohë trajner është emëruar Bashkim Mallaku.

Seanca e parë stërvitore është zhvilluar këtë të martë më 28 korrik, ndërkohë që pritet të ketë ndryshime të shumta.

Klubi i Arbanës ishte themeluar në vitin 1974, teksa atë kohë quhej “Koritniku” dhe me këtë emër ka garuar deri në vitin 2004, kur edhe iu ndërrua emri, pasi që klubi tashmë quhej sikurse lagjja “Arbana”.

Arbana ishte tërhequr nga garat në vitin 2008. Atë kohë garonte në Ligën e Parë dhe në një ndeshje kampionale ndaj KEK-ut të udhëhequr nga Bylbyl Sokoli, ky klub vendosi që të largohej nga ndeshja dhe më pas të njoftonin për largim nga garat. Shkak për këtë u bë edhe dhuna e ushtruar nga Policia e Kosovës ndaj zyrtarëve dhe futbollistëve të këtij klubi.

Tashmë pas dymbëdhjetë vitesh, historia duket se ka ndryshuar dhe ky klub është rikthyer për të synuar sërish rangjet më të larta të futbollit kosovar.

Pjesë e këtij Klubi në të kaluarën kanë qenë: Bashkim Kajdomçaj (sekretar i KF Liria) Sinan Osmani (trajner në KF Liria), Hamit Krasniqi, Fadil Kastrati, Naser Ilazi,  Muhamet Bytyqi etj.

6Si futbolliste në Arbanë në përfundim të karierës kanë luajtur: edhe Mirsad Çollaku..(tash kryetar i LRF e anëtar i KE ne FFK),Sami Buqaj, Bashkim Temaj, Agim Fetishi,  Zeqir Bytyqi,  Afrim Bytyqi, Luan Kelmendi, Kushtrim Mazreku etj…/Prizreni Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *