Pandemia na krijoi ndjenjën se jetojmë në xhungël, aty ku jeta është shumë e pasigurt nga kafshët e egra

Prizreni, qyteti Dardan në Kosovë, aty ku lashtësia e pasur me thesarin e kulturës takohet me natyrën e tokës shqiltare, është një qytet me destinacionet turistike më të veçanta.

Shkruan: Murat V. Gashi

I vendodur në jug – perendim, të Kosovës, para erës së re, larg Ulpisnës – Prishtinës në 75 km, ku edhe shumë udhëtar të botës  kanë vizutuar qytetin kanë vlerësuar se Prizreni, është emri antik i tokës në të cilën mendohet se kanë jetuar Dardanet.

Qyteti antik gjendet i vendosur në pozicionin gjeografik, i ekspozuar në shpatin e Cylenit drejtë Sharrit dhe përpara fusha, toka pjrllore deri në Kufi të Morinit, skaj të cilës kalon Drini i Bardhë.

Ky qytet është i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore shqiptare, të lashtë Dardane me Kalanë që i ri si pararojë Dardane qytetit.

Këtu ku lumbardhi është i përqafuar me natyrën, sivjet Turizmi, është në pikën më të ulët, për shkak të pandemisë që e ka pushtue globin botëror.

Prizreni është vendi ideal për të apasionuarit pas natyrës, ngjitjeve në lartësi, peizazheve panoramike dhe maleve që i ngjiten bjeshkës së Sharrit.

Me kodra plot gjelbërim, me fushën përpara, shtëpi karakteristike të artitekturës Dardane, e të modernizmit dhe natyrës ende të pashkelur, në Prizren turistët në këtë vit nuk mund të vizitojnë qytetin antik, monumentet e kulturës, si dhe kalanë Dardane.

Kulmi i turizmit në këtë qytet është shënuar pas luftës së fundit në Kosovë 1999.

Këtë vit nuk ka turistë në Prizren sikur viteve të kaluara.

Këtë e dëshmojnë ditët e verës së vitit 2020. Qyteti duket i zbehtë pa vizitor për shkak të pandemisë që e ka pushtue tërë botën dhe Kosovën. Vërehet  shumë mungesa e vizitorëve por edhe e rinisë Rrugët e qytetit, në këtë verë janë pothuaj të boshadisur.

Bizneset e mëdha  e tregtarët e vegjël ankohen për rënie të madhe ekonomike. Një numër  i tyre nuk po munden t’i mbjanë punëtorët. Punëtorët largohen nga puna për shkak, mos mundësisë për tua pague pagat mujore.

Kështu, vërehet ekonomia e qytetit po bjerë thuaja përtoke. Prizreni edhe në kohra të luftës ka shërbyer si qendër tregtare, si lidhëse e qendrës tregtare në rajon e më gjërë.

Pandemia, në këtë vit 2020, që nga 11 marsi kur edhe u shpall karantina për shkak të pandemisë, qyteti u zbeh gjatë kësaj kohe. Por kjo dukuri shkatërruese e ekonomisë, jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë po vazhdon edhe në muajt e verës me ritëm të theksuar si pasoj e pandemisë.

Shkaqet janë të shumta. Edhe Qeveria po ballafaqohet, jo vetëm me pandeminë por edhe me aktualitetin e rëndë politik.

Dialogu, Gjykat speciale marrëdhënjet ndërmjet kualicioneve në qeveri dhe, faktorëve të mbrëndshëm politik, me akuza dhe kundër akuza po ia shtojnë Kosovës :virusin po aq të dëmshëm politik.

Partite politike, si duket nuk e kanë hallin te pandemia por e kanë si me ardh deri te pushteti, përmes formave më mostruoze politike.

Asnjëri nuk mendon të dalloj temat e përgjitshme të shoqërisë dhe Shtetit të ri të Kosovës. Ata nuk mendojnë se qytetari po vdes sa nga virusi Covid – 19, sa nga rreziku i varfëris që po e kërcënon çdo ditë qytetarin, me këtë edhe Kosovën në tërësi.

Mërgintarët në këtë vit s’guxojnë të vijnë nga pandemia. Një buxhet i madh i tyre nuk hyn në Kosovë, sikurse në vitet para 2020.

Ndonëse qeveritë që vijnë e shkojnë premtuan e premtojnë se do ta ndihmojnë ekonominë dhe nuk do ta lejojnë largimin e punëtorëve nga puna Kompanot private, për çdo ditë po i largojnë punëtorët, pa asnjë shkas. Me këto veprime situata e qytetarëve, përveq pandemisë po vështirësohet e po kërcënohet nga varfëria.

Qeveria e Kosovës duket se nuk ka fuqi që të ndikojnë mbi ta, dhe as tga ndihmojë ekonominë që të ruhen vendet e punës.

Pandemia i izoloi qytetarët dhe nuk i lejoi të dalin në punë për të punuar. Jo vetëm pandemia, por edhe kushtet klimatike nuk ishin të pershtatshme.

Edhe ato rezerva që qytetarët i kanë pasur ua ka boshatisur karantina.

Një frikë e madhe i ka kapluan qytetarët. Viti 2020 vit i thatë, së paku gjysmë viti , deri në fundi të gushtit 2020.

Unë iu ktheva jetës. Ska ku të shkon më keq se kaq. I izoluar dhe i frikësuar nga pandemia, e ardhur nga një shtet i lindjes Kina, gjegjësisht nga qytetit Ëuhan, e që përfshiu botën.

I lash të gjitha pas shpine dhe shikoja përpara, duke e mbrojtur veten.

Të kujdesem për vete e për familje dhe shoqërinë. Gjatë karantinës, e edhe sot udhëtova e udhëtojë rrugëve të shkreta të qytetit, që më dukeshin e më dukën si në një shkretëtirë,  pse edhe jo edhe xhungël e Afrikës aty ku jeta është shumë e pasigurt nga kafshët e egra.

Nëpër rrugët e qytetit i merrja rrugët duke kaluar nga njëra anë në tjetrën anë. Gastronomet ende nuk i hapin lokalet mbrënda. Ata kanë frikë nga denimet, për shkak mosrrespektimit të masave të marra nga qeveria e Kosovës dhe IKSHPK – ja, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këti virusi.

Nuk e di pse u ktheva në kujtime në fillim të marsit. Në çast duke u kujtua më ra ndërmend një infektolog nga Kanada, dhe një analist mjekësor, lidhur me përhapjen e virusit si dhe rrezikshmërin e tij për vdekjen e njerëzve. ” Fjalët e infektologut kanadez ” Boll më, koronavirusi nuk është sëmundje e frikshme, frika juaj është …. coronavirusi tash i njohur si covid – 19 “….  shkruan Mirror.

Abdu Sharkoëy, një speciast i sëmundjeve infektive nga Ontario e Kanades , është bërë viral në mediat sociale pasi shpdërndau një postim të gjatë duke shpjeguar se pse koronavirusi nuk e tremb aspak ate. Dhe ky ekspert infektolog, sado kudo me dha shpresë, më bënë dhe të dyshimtë.

Megjathatë, është një teori ” kospirative që duhet menduar për vete dhe shoqërinë në tërësi. Derisa bota po përjeton të zitë e ullirit nga covid – 19, vdrkjeprurës, ekspertët e shëndetësisë dhe politika shtetërore, botërore po bëjnë përpekje për zbulimin e vaksinës kundër këtij vitusi. Ndjekin raste fizike, kimike, patologjike. Në këto dy muaj të fundit, FBI ka ndjek me përkushtim më të madh dhe të pakompromis gjetjen e të vërtetës për virusin Corona. FBI, arrestoi një profesor nga universiteti i Bostonit, i cili ishte në lidhje me universitetin kinez dhe loboratorin kërkimor në ËUHAN, dhe ishte shumë i paguar nga KINA…

Teori e teori qarkullojnën nëpër rrjete sociale e media me pretendimin se virusi korona është një sulm BIO i planifikuar dhe kryar nga KINA.

Ka edhe të tillë si ekpseti kinez që e minimizojnë skajshmërisht virusin duke thënë se thithja e një avulli nga uji i nxehtë vret 100 përqind virusin Corona. Edhe nëse virusi hyri në hundë, fyt apo mushkëri. Corona Virusi nuk e duron dot avullin me ujë të nxehtë.

Në anën tjetër njerëzit anë e kdn globit po vdesin dhe situata nuk duket kaq e thjeshtë sa mbytja me avull e virusit.

Një legjend e gjallë për viruse nga e kaluara na tregon se në Kosovë ka pasur, por duket se nuk ka mësim nga e kaluara shëndetësore që do ta aplikonim atë përvojë.

Edhe në ato, më saktësisht në vitin 1972, variora vera ishte një virus që zgjati rreth Tre muaj.Edhe pse kushtet ekonomike – politike kanë qenë të vështira.megjithatë infektologët e atyre viteve ia dolët ta ndalin.

Ato, sëmundjet ( virusale ) me psojat e shkaktuara janë ruajtur si kujtesë në kokat e popullatës dhe iu shërbyen edhe sot si mësim për tu mbrojtur.

Ka plot njerëz në mesin tonë e në botë  që nuk besojnë. Ky mosbesim është  vet vrasje . E kanë gabim. Duhet të besohet se virusi covid – 19, është në mesin tonë ndërsa e ardhmja do at vërtetojënëse doli nga një laborator në Ëuhan i Kinës, nga një dorë e zezë apo…

Si çdo qytet i Kosovës edhe qyteti i Prizrenit është shndërruar në një qytet “me virus”  të cilin nuk po mund ta ndalin.. Ka të infektuar dhe të vdekur.

Autoritetet komunale të Prizrenit,me 6 gusht raportuan se në këtë komunë deri në këtë datë janë 108 raste aktive me COVID-19, derisa që prej fillimit të pandemisë si pasojë e kësaj sëmundjeje kanë vdekur 39 qytetarë. Deri me 6 gusht kanë qenë 83 persona të hospitalizuar në Spitalin e Prizrenit, prej të cilëve 56 janë pozitivë me Covid-19.

 Deri me 6 gusht në Komunën e Prizrenit ishin 108 raste aktive me COVID-19. 39 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 vetëm në Komunën e Prizrenit. Në prill kanë qenë 2 raste të vdekjes, në maj 2 raste, qershor 12 raste, korrik 22 raste, dhe deri me 16 gusht vetëm 1 rast.

Covid 19 vazhdon të jetë në mesin tonë, duke e rrezikuar shëndetin, ekonominë, duke e rrezikuar jetën në përgjithsi.

Prizren, 6 gusht 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *