“Paaftësia si tallje origjinale” e Mytaher Haskukës me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka me sjelljen e tij aspak transparente po tallet me qytetarët e Prizrenit.

Prizreni Sot

Këto janë faktet e mungesës së transparencës në zhvillimet e javëve të fundit…

Në një pronocim eksluziv, për mediat që i zgjodhi vetë Mytaher Haskuka, njoftoi për ndryshime në ekzekutiv, por as atë ditë, më shumë se një javë më parë, dhe as në ditët në vazhdim, nuk ka asnjë vendim zyrtar dhe asnjë pronocim zyrtar rreth emrave… ta shkarkuar, të dorëhequr, të emëruar, apo siç tha ai ndërrim pozicionesh…

Asnjë nga këto veprime të mara ose jo, nuk janë bërë publike.

Edhe sot e kësaj dite mbetet e paqartë: kë e shkarkoi Mytaher Haskuka, kush dha dorëheqje dhe, cilit drejtor ia ndërroi “vendin e punës”. Për emërime ka plot thash e theme….plot emra të drejtorëve janë hequr nga faqja zyrtare, por a janë hequr edhe nga lista e pagave…

Jozyrtarisht, ose vetë të emëruarit kanë njoftuar në faqet e tyre në rrjetet sociale se janë emëruar drejtor, por ka edhe thash e theme “të jashtëzakonshme” për emërime.

Në krejt këtë situatë këto janë faktet zyrtare.

Në faqen zyrtare të kryetarit të Komunës së Prizreni, në vegzën ku publikohen “Vendimet” e kryetarit të Komunës, i fundit është i datës 15.05.2020 përmes të cilit lejohet intervenimi në fakeqësi.

S’ka vendime as për shkarkime e as për emërime të drejtorëve.

Në të njëjtën faqe zyrtare të Komunës së Prizrenit në vegzën “drejtoritë…” janë disa nga emrat e vjetër, në mesin e të cilëve drejtor i Inspektorateve vazhdon të  jetë Islam Thaçi, ndërsa në opinion u lansua lajmi jozyrtar se ai ka kaluar në drejtroinë e Mirëqenies Sociale.

Në drejtorinë e Mirëqenies Sociale s’ka emër fare.

Në drejtorinë e Shërbimeve Publike për të cilin në qytet përflitet se është emëruar një person nuk ka emër…

Nuk ka emër as në drejtorinë e Kultuërs Rinisë dhe Sportit, për të cilin në qytet përflitet për emërim jozyrtar.

As në drejtorinë e Bujqësisë nuk ka emër të drejtorit të ri.

Emrat e vjetër janë fshirë…

Pyetja që shtorhet është, a kanë dhënë dorëheqje apo janë shkarkuar…

I vetmi emër që është vendosur në vegzën “drejtoritë…” është emri i Beni Kizollit në drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikim Hapësinor.

Edhe për emërimin e tij nuk ka njoftim zyrtar. Beni Kizolli në faqen e tij në FB, njoftoi për emërimin, por jo edhe kryetari i Komunës.

Njoftimi i Beni Kizollit është edhe na faqen në FCB të kryetarit të Komunës…

Në të dy faqet e kryetarit në FCB, nuk ka asnjë njoftim tjetër.

Vendim zyrtar opinioni prizrenas ende nuk ka parë, jo veç për Beni Kizollin por për asnjë shkrakim, pranim dorëheqjeje apo emërim.

Opinioni publik në Prizren nuk e ka asnjë njoftim, prandaj e gjithë kjo situatë tingëllon si paaftësi e Mytaher Haskukës, përmes të cilës ai po tallet me qytetarët e Prizrenit.

Ndërsa gojën e ka plot me trasnparencë radikale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *