Orari i javës së parë të stinorit pranveror në Superligën e futbollit

Këtë fundjavë nis gara e stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën, njofton FFK.

Qysh në nismë të stinorit do të luhet derbi i madh i qytetit të Gjilanit, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i cili edhe kësaj radhe pritet të sjellë rivalitet të madh si në fushën e gjelbër nga futbollistët, ashtu edhe në tribunat e stadiumit nga tifozeritë e të dyja klubeve.

Orari i plotë:

E shtunë, 15 shkurt

13:00 Ballkani-Drenica

13:00 Prishtina-Vushtrria

13:00 Ferizaj-Feronikeli

E diel, 16 shkurt

13:00 Drita-Gjilani

13:00 Flamurtari-Trepça ‘89

13:00 Dukagjini-Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *