Opozita në Prizren s’ka as krye, as trup dhe aq më pak këmbë për të ecur

Opozita në Prizren i ka numrat për ta orientuar zhvillimin e qytetit qysh të ia dojë “loçka e shpirtit”, në këtë vit të mbetur të qeverisjes lokale deri në zgjedhjet e reja sepse e ka shumicën në Kuvendin Komunal dhe i ka numrat për ti kaluar nismat që do të vinin nga opozita.

Prizreni Sot

Opozita e ka edhe kryesuesin.

Nga dita kur e morri kreysuesin, opozita në Prizren nuk ka treguar shenja se po mobilizohet për tu bërë bashkë në nisma për qytetarin e Prizrenit.

Ajo çka kemi parë deri tash, është bllokimi i rishikimit të buxhetit.

Në vend që t’i mobilizojë kapacitetet dhe të propozojë projekte për të mirën e qytetarëve dhe ta kalojë rishikimin e buxhetit, opozita në Prizren e “dështoi” propozim rishkimin e ekezkutivit lokal sigurisht duke lënë hapsirë për suficit të ri.

Nëse nuk ka reflektim nga pozita për bashkëpunim me opozitën në projektet për të mirën e qytetarëve të Prizrenit, opozita duhet të bëhet bashkë dhe të propozoj nisma e projekte në të mirë të qytetarëve.

A i ka këto kapacitete opozita.

Realiteti nuk jep shenja as për vullnet të opozitës për ta pranuar këtë sfidë.

Ajo që është e dukshme së paku deri tash, është se opozita do ta bllokojë me numra qeverisjen lokale. Kjo përshtypje mund të jetë edhe e gabuar për shkak të pasivitetit që në përgjithsi e shkaktoi pandemia, por e vërtat këmbkryq do të “ulet” para nesh shumë shpejtë.

E enjta e kësaj jave do të tregoj nëse opozita i ka numrat për ta bllokuar ekzekutivin lokal, ose do të tregoj se është e aftë për më shumë…

Nga ajo që është shpërfaqur në opinion opozita në Prizren është e  çakorduar. S’ka as krye, as trup dhe aq më pak këmbë për të ecur, edhe si subjekte politike veç e veç prandaj duke iluzore të pritet që opozita në Prizren të bashkohet dhe të lë gjurmë në qeverisjen e Mytaher Haskukës.

Nëse ka pritje të vogla që kjo të ndodh, pritjet më të mëdha janë se opozita do të shndërrohet në “bllokuese” të nismave edhe ashtu të dyshimta të qeverisë lokale.

Duam që të na demantojnë, të enjten e kësaj jave…dhe në javët në vijim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *