Një vit nga “ataku alla teksasqe” i Komunës së Prizrenit kundër objektit të ABI Çarshisë, gënjenin po e mbrojmë pronen publike

Sot një vit më parë, Komuna e Prizrenit, me eskavatorë po e ndiqte “instiktin” e saj politik kundër biznesit më të suksesshëm në Komunën e Prizrenit, biznesit të Komunës së Prizrenit, taksapaguesit më të madh.

Kundër ligjeve në fuqi të Kosovës, Inspekorti i Komunës së Prizrenit nisi rrënimin e një pjese të ABI Çarshisë.

Inspektorati Komunal “u vërsul” në pronë private, duke propaganduar në publik se po e mbronte pronën publike. Bashkë me Komunën edhe disa media ranë në kurthën e një inati “primitive me primesa të dukshme politike”.

Me këtë gënjeshtër për shkurt u lajthitë opinion jo vetëm prizrenas.

Asambleistët e një subjekti politikë qëlluan “rastësisht” ne vendin e ngjarjes dhe duartrokitën fillimin e “shembjes” së një objekti.

Siç e tha atë ditë menaxheri I Kompanisë ABI, Alajdin Fusha, ia mësynë si në Teksas, por kuj dhe pse…

Po sulmohej një Kopmani me mbi 700 punëtorë e rreth 2 mijë të tjerë me të cilën Kompania punon gjatë sezoneve të grumbullimit të pemëve e perimeve.

Populli thotë gënjeshtra I ka këmbët e shkurtra, prandaj pa perenduar dielli i së premtes së 19 korrikut vitit të kaluar e vërteta shpërfaqet, duke ia zbuluar lakuriq genjeshtrën atyre që e thanë vetedijshëm e me qëllime.

ABI Çarshia po ndërtohej në pronën e ABI-t, e privatizuar shumë vite më parë.

Ligjet në fuqi të Kosovës ia mundësonin ABI-I që ta legalizonte pjesën pa leje, sepse BI Çarshia kishte leje dnërtimi, përpos një pjese.

Pas mësymjes së Komunës së Prizrenit kundër ABI Çarshisë në orët e pasdites organizohet konferenca për media e cila e shpërfaq të vërtetën.

Avokati Engjëll Rexhepi dhe menaxherit Alajdin Fusha shpalosën të vertetën.

Ata me fakte konfirmuan se pronar i ngastrës kadastrale ku po ndërtohet ABI Çarshia është ABI SHPK

Objekti I ABI CArshisë ka përfunduar para datës 15 shtator të vitit 2018. Objekti i ABI Çarshisë duhej të trajtohej si të gjitha objektet e ndërtuara pa leje në gjithë territorin e Kosovës.

Me daëtn 18 korrik 2019 pranë Komunës së Prizrenit në DUPH, investitori ka aplikuar për legalizim të objektit. Organet Komunale e kanë pranuar këtë aplikacion.

ABI SHPK ka filluar të gjitha procedurat ligjore për trajtimin e objektit të saj konfrom ligjit për trajtimin e objekteve pa leje.

Që në ditën e parë u paralëmrua paraqitja e Kallëzimit penal kundërr drejtorit të Inspektoratit dhe të gjithë personave që kanë marrë pjesë në veprime të kundërligjshme…

Alajdin Fusha menaxher i ABI-t njoftoi gjithashtu se ABI nuk ka uzurpuar pronë,  se prona është e e ABI-t  e privatizuar nga ABI në vitin 2011, e jo si u interpretua nga Kuvendi Komunal nga drejtoria e Inspektrisonit, asmablesitët e VV që ABI është uzurpator. ABI po ndërton në pronë te vetë me qëllim zhvillimin e ekonomisë së Prizrenit, hapjen e vendeve të reja të punës.

“Sot mu duk vetja si në Teksas. Se di kundër kuj po e tregojnë forcën…” patë thënë atë ditë Alajdin Fusha.

Ne nuk duam asgjë veç implementimit të ligjit…

Alajdin Fusha e kishte një përshëndetje të veçantë edhe për kryetarin e Komunës.

“E dëgjon kryetarin e Komunës duke thënë po ik rinia. AI vetë po e largon rininë. I vetmi kryetar I një komune që punon kundër rinisë, kundër punëismit të të rinjëve…

Ishim të pashmangshme dyshimet për prapavijë politike.

Më gjërësisht mund të ndiqni konferncën e organizuar në mjediset e ABI Çarshisë në ditën kur Komuna I solli eskavatorët për ta rrënuar objektin e ABI Çarshisë.

Konferencë për media në ABI Çarshia

Konferenca për medie, e avokatit Engjëll Rexhepi dhe menaxherit Alajdin Fusha për njoftim të Opinionit Publik me të vërtetën rreth aksionit të drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prizrenit për rrënimin e sotëm në një pjesë të Objektit të ABI Çarshisë e ndërtuar në pronë të ABI-t

Posted by Prizreni Sot on Friday, July 19, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *