Një person ndalohet i dyshuar për “fajde”, 3 persona për sulm ndaj personit zyrtar dhe ngriten 5 aktakuza për 7 persona

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërkaq, në Departamentin e  Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda është ndaluar për 48 orë një (1) i pandehur nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *