Një javë pas shkuarjes në përjetësi: Dy fjalë për doajenin e mjekësisë Prizrenase dhe Kosovare Dr. Hidajet Lutfiu

Koha që jetojmë sot nuk na fal, nëse nuk i kujtojmë personalitetet që kanë lënë gjurmë dhe nuk i pasqyrojmë veprimtarinë jetësore siq është rasti me „ harrestarët, ish kolegët e të ndjerit, e deri tek ish nxënësit e Doktorit“, të cilët nuk gjetën hapsirë për të renditur një fjali në mediat e shkruara apo vizuele!

Është fjala për doajenin e mjeksisë Prizrenase, duarartë, që gjithë jetën ua kushtoi qytetarëve të tij duke u shërbyer me përkushtim dhe humanizëm.

Shkruan: Haki Latifi

Dr. Hidajet Lutfiu, me siguri do të mbahet në mend, si një nga punonjësit mjekësorë më të njohur, si kirurgë, pedagogë, shkrimtarë dhe, mbi të gjitha, një qytetar shembullor dhe i nderuar i Prizrenit.

Ai, e la këtë botë, më 31 maj 2019 në moshën 79 vjeçare. Ky lajm trishtuar shtrëngoi të gjithë qytetarët e Lumbardhit të Prizrenit, kolegët, të njohurit dhe më të afërmit.

Jetëshkrimi:

Dr. Hidajet Lutfiu lindi më 10 maj 1941 në Bresan të Opojës, Komuna e Dragashit, ku mbaroi shkollën fillore. Ai vazhdon shkollimin në Prishtinë, ku mbaron shkollën e mesme. Pas kësaj, Ai është dërguar në BiH, në Sarajevë, ku si 27 vjeç përfundon me sukses studimet e tij në shkencat mjekësore.

Që nga viti 1968, ai ka punuar si mjek dhe do të mbetet besnik deri në vdekjen e tij.

Një vit më vonë ai fitoi një specialitet në fushën e transfuzionit dhe hematologjisë, ndërsa në vitin 1974 specializoi në kirurgji në Beograd.

Doajeni i mjekësisë Prizrenase, Dr. Hidajet Lutfiu kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të punës duke punuar si kirurg në Spitalin Rajonal në Prizren. Sa i suksesshëm ishte Ai në punën e tij jetësore, për qytetarët e Prizrenit dhe të regjionit, do ta kujtojnë me krenari dhe do të mbetet në kujtesë të thellë Dr. HIdajeti.

Dr. Hidajet Lutfiu ishte angazhuar për një kohë si profesor në shkollë e mesme të mjeksisë . Ai, dha ligjeroi lëndë profesionale në Shkollën e Mjekësisë, duke i mësuar mjekët e ardhshëm, me mësim-dhënjen e tij nga Lënda e anatomisë.

Dr. Lutfiu shkroi shumë libra në fushën e kirurgjisë, ndërsa përmendet edhe monografia e tij mbi shëndetin e Prizrenit (“Drills do not mix up the blend”, 2005). “RREZE DRITE NË MJEKËSINË PRIZRENASE”.

Për punën dhe rezultatet e arritura në punë, ka marrë shumë mirënjohje e dekorata.

Dr. Hidajeti, për 36 vite sa punoi në Spitalin regjional të Prizrenit në kohërat më të vështira kreu me sukses mbi 40.000 operacione kirurgjike. Njëherit, ishte një ndër themeluesit e Repartit të Kirurgjisë në Prizren.

Ai e la gruan dhe gjashtë fëmijë (katër djem e dy vajza).

Kujtoj se, të mos kujtohet apo të përmendet me as një fjalë i ndjeri, Dr. Hidajet Lutfiu, kjo mund të shpjegohet nga një dukuri jo e mirë e popullit tonë në përgjithesi dhe Prizrenasve në veçanti. Për fat të keq ne, nuk i vleresojmë njerëzit dhe personalitetet tona sa i vlerësojmë personalitetet e popujve t’jerë . Mendoj se nuk ka familje prizrenase me rrethinë që në një menyrë nuk është mjekuar së paku një herë nga i ndjeri dr. Hidajeti, kjo vlen edhe për rrethin tim familjar. Ky është realiteti.

Kujtesë:

Ishte muaji qershor i vitit 1987, në të cilën mbesa ime VL, duke shkuar në shkollë goditet aksidentalisht nga një veturë (familje pejane). Për fat të mirë, shoferi e dërgon në spital të Prizrenit me një veturë tjetër.

Me të marrë vesh lajmin urgjentisht unë dhe im vëlla më i vjetër Sadriu, shkuam në spitalin regjional të Prizrenit. Në hyrje të dhomës në repartin kirurggjik, gjetëm ekipin e mjeksor prej 6-7 vetash në të cilën bënin përpjekjet e fundit për të shpëtuar mbesën e lënduar rëndë nga vetura. Disa prej tyre pëshpëritnin në heshtje se shanset janë tepër të vogla për të jetuar. Ne, ( unë dhe vëllai) njëzëri kërkuam që të dërgohet në Prishtinë apo edhe në Shkup, vetëm të shpëtoj vajza.…

Papritmas Dr. Hidajeti u nda nga ekipi i mjekëve dhe m‘u drejtua me pyetjen: „ ju jeni prindi i vajzës?“

Unë: jo, jam axha i vajzës. Ai është Babai i vajzës, duke e drejtuar shikimin nga im vëlla.

Dr. Hidajeti: „kam një lutje për juve, Kërkoj ndihmën tuaj. Ju lutem, vajza është në gjendje shumë delikate për jetë. Është në gjendje koma. Me ndihmën e Zotit do të shpëtoj nga e keqja. Mos e largoni nga këtu, sepse në këtë gjendje nuk mund të transportohet në spital tjetër. Ndihmën dhe rehaminacionin që mund ta bëjmë këtu, për rruge nuk mund ta bëjmë.“

U shikuam me vëllain në sy dhe vendosëm, duke ju drejtuar Doktor Hidajetit: „Doktor, ne e kemi besimin e plotë tek ju… vajza është në duar t‘ua dhe të Zotit.“

Dr. Hidajeti u përgjigj: „ju faleminderit për besimin, Zoti ju ruajt“.

Pas qëndrimit në repartin ortopedik nën kujdesin edhe të ish dëshmorit dhe ortopedit të dëshmuar Prizrenas, Dr. Halil Berisha, pas një jave ndodhi mrekullia, vajza filloj të flas. Ishte gëzim i pa përshkruar për ne, familjën dhe ekipin e mjeksor. Sot mbesa është në gjendje shumë të mirë shëndetësore , fal përkujdesjës së Doktor Hidajetit.

Ky tregim ishte njëra nga qindra mijëra historitë.

06 qershor 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *