Një i ri nga Reshtani i Suharekës thyen vetizolimin, shkon për të punuar në kafene

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast ndaj një të mituri nga Suhareka, meqenëse nuk e ka respektuar masën e vetizolimit dhe është hasur duke punuar në një kafene..

Pas këtij rasti, inspektorët komunal e kanë mbyllur lokalin.

 “Fsh. Reshtan, Suharekë 17.07.2020 – 14:20. Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe. Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *