“Nga qielli po bie plastikë”

“Nga qielli po bie plastikë”- ky është ajo që një vrojtim i specializuar i reshjeve në Denver dhe Boulder të Kolorados ka zbuluar.

Studimi u krye nga shkencëtarët e Departamentit Amerikan të Vëzhgimeve të Brendshme dhe Gjeologjike. Studiuesit nuk kanë mundur sigurisht të shohin plastikën me sy të zbuluar, por e pikasën atë duke përdorur një mikroskop të pajisur me kamera dixhitale

Ata gjetën plastikë në 90 përqind të kampionëve, kryesisht në formë fibre dhe në një varietet ngjyrash. Bluja ishte dominuese, pasuar nga e kuqja, e argjendta, lejlaja, e gjelbra, e verdha dhe ngjyrat e tjera. Nuk është e qartë se nga vjen plastika, por ndotja nga kjo e fundit është shndërruar në një problem të madh në të gjithë botën.

Shkencëtarët kanë gjetur pjesëza mikroplastike te shiu edhe më parë. Ata i panë ato në shiun e rënë në Pireneje, në Francën jugore. Triliona pjesëza plastike gjenden në oqeane, duke vrarë peshqit dhe kafshë të tjera.

Një studim i mëparshëm ka dalë në përfundimin se njerëzit madje po ushqehen me plastikë duke konsumuar mesatarisht 5 gramë plastikë në javë, ose ndryshe pesha e një karte krediti. Është e paqartë se çfarë pasojash ka te shëndeti jeta me këtë plastikë, edhe pse po bëhen disa studime për të zbardhur problemin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *