Nga mjekët kërkohet që ta promovojnë mjaltin në vend të antibiotikëve kundër kollës

Sipas udhëzimeve të organeve të shëndetit publik dhe Institutit Kombëtar për Ekselencë të Shëndetit dhe Kujdesit, mjekët duhet ta promovojnë përdorimin e mjalit si mënyrë e trajtimit të kollës në vend të antibiotikëve.

Këto këshilla janë pjesë e përpjekjeve të shtuara për ta luftuar problemin e rezistencës së krijuar ndaj antibiotikëve, shkruan “The Guardian”.

Në shumicën e rasteve, kolla akuta shkaktohet nga gripi, ftohja ose bronkiti dhe zgjat rreth tri javë, sipas këtyre dokumenteve. Aty thuhet se antibiotikët i ndryshojnë pak simptimat dhe mund të shkaktojnë efekte anësore.

Në vend të tyre, pacientët duhet të këshillohet që të përdorin mjaltë ose ilaçe që përmbajnë pelargonium, guaifenesin ose dekstrometorpan, të cilët janë dëshmuar për efektet pozitive kundër kollës.

Antibiotikët mund të jenë të nevojshëm për trajtimin e kollës te pacientët që kanë pasur probleme të tjera shëndetësore më parë, siç janë sëmundjet e mushkërive ose fibroza cistike.

Sipas një hulumtimi të mëhershëm, rreth 20 përqind e përshkrimeve të antibiotikëve nga mjekët për pacientët mund të jenë të papërshtatshme. Organet shëndetësore kanë paralajmëruar se përdorimi i tepruar i antibiotikëve është duke e vënë në rrezik efektshmërinë e tyre afatgjate.lës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *