Nexhmije Pagarusha sot ka ditëlindjen

Nexhmije Pagarusha e cila njihet si ikona e muzikës shqiptare, feston ditëlindjen e 85-të, me një karrierë të bujshme për tërë këto vite.

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.

Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga poeti Rifat Kukaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *