​Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 6 pacientë me Covid 19

Janë gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Tash e sa ditë edhe ky institucion ka filluar me trajtimin e rasteve që janë të prekur me korona virus.

Shefi i personelit dhe komunikimit, Shefajet Berisha njofton se situata është nën kontroll, dhe se gjendja e pacientëve është stabile.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren, në repartin e Infektives, janë duke u trajtuar 6 pacientë të konfirmuar pozitiv në testimin me COVID-19. Gjendja e përgjithshme është stabile. Për rezultatet pritet deri 3 ditë”, thekson Berisha.

Deri më tani në Prizren janë konfirmuar 301 raste të infektuar me këtë sëmundje. Berisha thotë se në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë në dispozicion 24 shtretër në repartin e Infektives.

“Për momentin në dispozicion janë 24 shtretër në repartin e Infektivës dhe 26 në repartin e Pulmologjisë. Gjendja aktualisht është e menaxhueshme”, shton Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *