Në Spitalin e Prizreni nga ora 7 deri në orën 8 pihet kafja e mëngjesit

Me këshillë të mjekut të emergjencës e me udhëzim të Qendrës së Mjekësisë Familjare në orën 7 e 15 paraqitemi ne vendin ku ndërrohen fashat e plagës në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

Shkruan: Rami Berisha

Me mirësjellje u lajëmrohesh infermiereve aty dhe ju themi se me rekomandim të mjekut dhe me udhëzim të Qendrës së mjekësisë familjare, kemi ardhë në orën 7 e 15 ashtu siç na kanë thënë.

Me gjakftotësi “të bardhë” na thonë në 8 fillon punën doktori.

Në 8 iu fillon orari apo?- i pyes.

“Jo – përgjigjet më gjakftohtësi infermierja, mjekët janë duke pirë kafe.

Në një derë aty afër e shoh një mantelbardhë. Kur iu afrova afër derës ai tenton ta mbyll…

“Prita të më thua “urdhëroni” e jo ta mbyllni derën”

Lajmërohu te infermierja “thotë” pa të shikuar fare në sy.

“Jemi lajmeru” i thash kot. E mbylli derën.

Kur e dëgjon një zë pak të ngritur, lajmërohet infermierja.

Ku jeni lajëmru? pyet

“ Te ca jashtëtokësor” I them, po s’janë këtu ikën…

Më shikon me bisht të syrit duke thënë sigurisht vetmevete “ky sqenka në terezi” dhe e merr udhëzimin ta shoh.

E sheh që është ndërrimi I fashës në gisht dhe heqja e penjve, dhe sigurisht vlerëson se nuk është ndonjë “emergjencë e madhe”.

“Jo- thotë dhe vazhdon- duhet të pritni deri në orën 8.

“Ku janë doktorët e pyes” ? – mund të jem gabim sepse vërtet ka emergjenca e emergjenca shëndetësore dhe me e ba problem “gishtin” edhe mund të jetë e padrejtë.

“Nalt po pinë kafe” tha pa iu trembur fare zëri.

Herën e parë këtë fjali nuk doja ta besoja por kur e përsëriti…I besova.

“Ku gucon për një gisht me ua prish kafen e mëngjesit mjekve” – thash vetmevete.

Në fakt duke ardhur në Spital në lokalet afër…kishte plot manetlbardhë duke e pirë kafen e mëngjesit.

E shkkrepa një fotografi për kuriozitet.

Në ndërkohë derisa po e kujotja fragmentin nga jashtë na afrohet një mantelbardhë.

Cudi paska qenë aty afër, dhe pyetjet me zë të ngritur ku janë mjekët, i paska dëgjuar. Pyeti çka është problemi dhe për 5 minuta, ndoshta edhe më pak e zgjodhi problemin me gishtin.

Krejt rastësisht aty afër në një derë ma kap syri fjalinë “kontrollë për pacientët me Covid 19”

Thash me vete, nuk janë veç qytetarët që e “minimizojnë”, korona virusin. Në të njëjtin koridor në spital duhet të frekuentojnë pacientët me Covid dhe ata që e kanë prerë aksidentalisht gishtin.

Për dikë që s’merr vesh në mjekësi, komplekse për ta kuptuar.

Kur ke problem me gisht edhe mund të ua falësh…edhe t’I mirëkuptosh, por ta ndash një orë të orarit të punës për kafe, qoftë nëse ke problem veç edhe për një gisht, edhe pse i ke edhe 9 të tjerë është e palogjikshme dhe vështirë e kuptueshme.

Gabimi është pë ata që punojnë dhe gjithmonë duhet mirëkuptim, prandaj nëse me këta reshta po gaboj ju kërkoj falje mantelbardhëve e ju them ju bëftë mirë kafja e mëngjesit.

Të jesh mjek…të jesh sot mjek nuk është aspak e lehtë…edhe më i vështirë është betimi i Hipokratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *