Në Prizren mbyllen 7 lokale, shqiptohen 691 fletëparaqitje për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Drejtoria Rajonale e Policisë nw Prizren njofton se më 7 dhe 8 gusht në bashkëpunim me inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVUK, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse kundër COVID-19, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e këtyre masave, me ç’rast kanë gjetur parregullsi.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë mbyllur 7 lokale afariste,  janë dhënë 353 vërejtje policore, janë hapur 8 raste për vepër penale nga neni 249 dhe 250, si dhe janë plotësuar 691  fletëparaqitje për mosmbajte të maskës.

Përmes komunikatës, Policia njofton edhe se për kundërvajtje në komunikacion janë shqiptuar 503 gjoba.

Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi derisa situata me COVID-19 të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimit të Qeverisë, njofton Drejtoria Rajonale përmes një komunikate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *