Në Prizren arrestohen katër persona të dyshuar për veprat penale “grabitje”

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të veprës penale ‘grabitje’, rast i ndodhur me 7 qershor 2019 në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Prizren.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me 11 qershor 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar:

· D. D. 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës

· A. T. 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës

· R. A. 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës

· S. H., 17 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:

· një boks hekuri

· para të gatshme 880 euro

Të njëjtit në prezencë të prindërve dhe avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe kanë pranuar se në bashkëveprim e kanë kryer veprën.

Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar/Departamentin e krimeve të rënda në Prizren, ku të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *