Në Pentagon zbulohet monumenti që i dedikohet ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka njoftuar se në Pentagon është zbuluar monumenti, i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

“E nderuar që bashkë me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneralin Goldfein, ne ambientet e Departmentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluam monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Miloseviçit.

Me 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *