Në mbledhje të jashtëzakonshme do të kërkohet pezullimi i financimit të KF “Liria” nga Komuna

Me nismën e kuvendarit Ilir Baldedaj, nënshkrimin e 16 anëtarëve të Kuvendit  të kërkesës, sot duke filluar në orën 10:00 do të mbahet Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi.

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit “KF Liria” dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit, derisa të merret një vendim i ri.

Kuvendari Ilir Baldedaj ka paralajmëruar se do të shpalos fakte të keqmenaxhimit në KF “Liria”/prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *