Në Dragash 20 persona janë të shëruar, 4 aktiv dhe 4 persona kanë ndërruar jetë nga Covid 19

Për situatën pandemike në Dragash ka folur kryetari i Komunës, Shaban Shabani, i cili ka thënë se gjendja nuk është e mirë por e menaxhueshme.

Ai ka thënë numri i vdekjeve është shumë i lartë krahasuar me numrin e vogël të personave të infektuar. Derisa thotë se deri tani janë të shëruar 20 persona dhe vetëm 4 raste aktive.

“20 persona janë të shëruar, 4 aktiv dhe 4 persona kanë ndërruar jetë”, ka thënë Shabani

Shabani ka bërë thirrje tek qytetarët e Komunës së Dragashit për rritje të kujdesit dhe të respektimit të rekomandimeve për bartjen e maskave dhe mbajtjen e distancës.

Derisa ka ngritur shqetësime se banorët në Komunën e Dragashit po i fshehin simptomat dhe nuk po lajmërohen tek organet kompetente.

Ai ka thënë se tashmë edhe nëpër qendra private të mjekësisë do të lëshojnë një qarkore për t’i identifikuar dhe lajmëruar personat e dyshimtë për COVID-19.

Kreu i Komunës së Dragashit ka thënë se tashmë pas largimit të masave është bërë më i vështirë menaxhimit, meqë siç thotë ai qytetarët e Dragashit në masë të madhe kanë lëvizje drejt Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *