Ndodh edhe kjo: Në mesin e përfituesve të Komunës së Prizrenit edhe vetë Komuna

Komuna e Prizrenit sot e ka bërë publike emëroren e ndarjes së përfituesve nga thirrja publike e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetje financiare të individëve dhe organizatave jo-qeveritare të cilat janë të fokusuara në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Prizrenit.

Në mesin e fituesve të kësaj thirrjeje publike është edhe Festivali “Zambaku i Prizrenit”

Mbetet e pa qartë, cili individë apo OJQ ka konkurruar në emër të Komunës për organizimin e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, pasi ky Festival është i Komunës së Prizrenit .

Në mesin e përfituesve janë edhe dy aktivitete kulturore që janë kryer./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *