Ndalohen tre persona me dyshimin për veprën penale grabitje

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar personi me inicialet R.A., si dhe tre të mitur me inicialet D.B., A.T., dhe S.H. Personat e lartcekur janë ndaluar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitje” nga neni 317 paragrafi 3.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale: “Vjedhje e rëndë”, “Vjedhje”, “Lëndim i lehtë trupor” si dhe për veprën penale “Kanosje” sipas KPRK-së.

Ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë”  nga neni 179 , “Vrasje  në tentativë” neni 178  si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të KPRK-së.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se i pandehuri O.K., është përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 si dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të KPRK-së.

Me këtë rast janë sekuestruar:

–           Një pistoletë me gaz Zoraki M-906 kal. 9 mm, me numër serik 001555;

–           Një karikator i pistoletës, si dhe

–           Disa gëzhoja të fishekut të pistoletës me gaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *