Ndalohen 5 persona, 2 kërkesa për paraburgim dhe 8 aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar pesë (5) persona në tri raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “ Lëndim i rëndë trupor” dhe “Lëndim i lehtë”.

Po ashtu, nga ky Departament është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, si dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona të pandehur nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së. Po ashtu, është ndaluar për 48 orë një (1) person i pandehur, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së. Gjithashtu, gjatë 24 – orëve janë ndaluar dy (2) persona të pandehur, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelorë në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, kundër katër (4) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehte trupor” dhe “Dhunë në familje” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *