Naim Cahani: Mytaher Haskuka po e rrezikon izolimin e Prizrenit si në kohën e Ramadan Mujës

Në ditën e 24 të mos reflektimit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, pas ngritjes së aktakuzës për drejtorin e Financave, Naim Cahani shkruan në profilin e tij në FB se  “reagim i djeshëm i Ambasadës është sinjal që vazhdimi i mbajtjes së drejtorit me aktakuzë, do t’i shërben ndalimit të takimeve me kryetarin aktual, e që rezulton edhe me mungesë të donacioneve”

Postimi i plotë:

Truth lies here – E kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja
Prizreni dhe qeverisja, dita 24 – s’ka dorëheqje, s’ka shkarkime?!

Ish kryetari është zvarritur nëpër korridoret e gjykatave, herë në proces si i pandehur herë si përcjellës i drejtorëve të tij. Edhe Ambasadat patën kuptuar që aq shumë kishte nivel të korrupsionit në komunë, saqë takimet i patën ngirë me kryetarin e komunës.

Reagim i djeshëm i Ambasadës është sinjal që vazhdimi i mbajtjes së drejtorit me aktakuzë, do t’i shërben ndalimit të takimeve me kryetarin aktual, e që rezulton edhe me mungesë të donacioneve.

Kështu që, kryetari Haskuka nuk duhet ndalet vetëm me shkarkimin e drejtorit me aktakuzë, ka shumë arsye që të ndërmarrë hapa të guximshëm, të shkarkojë edhe drejtor të tjerë si vartës të tij duke përfshirë edhe njerëz në kabinetin e tij. Këtu s’po diskutojmë për akterët anonim, që hynë e dalin nga institucionet si me qenë pronë private dhe kanë ndikim në vendimmarrje (s’po mundem me besu që vazhdon të ndodh kjo në komunën tonë).

Ky veprim do të ishte një kthim i vogël drejtë binarëve të duhur për ta ndaluar degradimin e më tejmë të qeverisjes lokale. Pse e them këtë, sigurisht që ka shumë arsye…..e një nga arsyet është mos marrja e primatit të qeverisë së kaluar për keq qeverisje…..!?

#standardeperqeverisjetemire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *