Naim Cahani me një të rame “i përkëdhel” dy zogj edhe pozitën edhe opozitën

Pas regimit të Degës së PDK-së për emrimin e drejtorit të Inspektorateve ka reaguar pjesëtari i Shoqërisë Civuile Naim Cahani. Ai ironizon edhe me opozitën edhe kuzhinjerin që dështoi, ndërsa deshiron të besoj se farmacisti mund të ketë sukses.

Reagimi i plotë:

Paska dal partia më e madhe opozitare me reagim ndaj emrimit të drejtorit të ri në drejtoratin e inspektoratit. Bash sen nuk paska thane. Bile ky reagim ma krijoj përshtypjen që ky emrim është më i miri deri më tani që ka ndodhë pas aksionit të ekselencës për largimin e disa drejtorëve me motivacion që “janë lodhë”.

Cka ka lidhje profili arsmor i drejtorit nëse ka vullnet me qenë i përgjegjshëm në detyrën që ka marrë përsiper. Bile u desht me pritë 2 javë me pa ndonjë lëvizje të tij si koncept i ri i menaxhimit të këtij dikasteri. Kulinaristi që ka dështu nuk do të thotë që edhe farmacisti dështon. Mjafton me pa sa po reflekton vetëm në raportin e punës së ekselencës për vitin 2019, për lirimin e konstruksioneve metalike brenda Qendrës Historike. Bash aksion ka qenë, po shpejt u vendosën ato konstruksione metalike – ndooshta ky drejtor ka vullnet me vendos rregull në këtë zonë. Ku i dihet!!

Tjetra, lirimi i hapësirave publike të uzurpuara e sidmmos për pronat e Infrakosit. Cila është situata aktuale me lirimin e këtyre pronave? Mjafton ta ktheni kryt anash kur do që ju bjen rasti me u kyq në tranziti në fund të lagjës Arbana, bile me një pjesë edhe asfallt kishin bo.

Pra, leni drejtorin të punon noj sen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *