Pa mirëmbajtje, Mytaher Haskukës i thahen lulet në qendër të qytetit

Lulet janë mbjellur por në mungesë të mirëmbajtjes janë tharë. Pamjet në fotografi janë në qendër të qytetit, në rrugën që çon në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Për këtë gjendje ka reaguar pejsëtari i Shoqëërisë Civile Naim Cahani. Ai i ka publikuar disa fotografi dhe thotë se “kjo gjendje nuk eshte ne periferi po në qendër të qytetit. Mbjellja e luleve duke mos i mirëmbajtë nuk definohet ndryshe pos si keq përdorim i taksave tona”.

“Për to janë dhënë bajagi do pare tonat” shkruan Cahani./Prizreni Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *