Mytaher Haskuka: Ligji nuk ëshët llastik

Përmes një postimi në faqen e tij në FB, kryetari i Prizrenit i ka arsyetuar veprimet e sotme të Inspektoratit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ligji nuk është si llastik. Po një pjesë e politikanëve dhe e insitucioneve që do të duhej të punojnë për sundimin e ligjit, pikërisht e bëjnë të kundërtën, dalin në mbrojtje të shkelësve të ligjit dhe mundohen të bllokojnë Komunën e Prizrenit në implementimin e ligjit.

Ata po dojnë me vërtetu që në Kosovë “ligji është si llastuku”. Pra, që ligji aplikohet vetëm për të dobëtit e kur ligji nuk vlen për “të fortit”.

Ata sikur po dojnë me e vërtetu propagandën Serbe që ne nuk kemi vetëdije shtetërore, prandaj nuk kemi as ligj e as shtet.

Por e vërteta është që në Komunën e Prizrenit “Ligji nuk është llastik’, përkundër bllokadave të minsitrisë dhe mungesës së mbështetjes të insitucioneve për sundimin e ligjit, ne gjithmonë do të implementojmë ligjin.

Për rastin e shumëfolur, Komuna e Prizrenit ka ofruar gjithë mbështetjen insitucionale që ndërtimi të bëhet sipas ligjeve në fuqi dhe planit urban të Prizrenit, por investitori në vazhdimësi nuk është përmbajtur lejes dhe deklarimeve.

Komuna në vitin 2018 ka reviduar lejen ndërtimore për të ndihmuar investitorin, por prap një pjesë e ndërtimit është zhvilluar jashtë lejes ndërtimore. Kur tejkalimet janë evidentuar vitin e kaluar, investitori ka deklaruar dhe ka nënshkruar procesverbalin e datës 27.08.2018, që vetë do të rrënojë pjesët e ndërtimit që janë jashtë lejes ndërtimore, shih deklaratën e nënshkruar nga investitori I.F. Pra, para një viti investitori deklaron se do të rrënojë vetë pjesën e ndërtimit pa leje në afat prej 30 ditësh, një vit kanë kaluar dhe asgjë.

Falënderoj drejtorin Islam Thaçi që pa marrë parasysh, kërcënimet, santazhet dhe bllokimin insitucional, ka vepruar në implementimin e ligjit. Komuna e Prizrenit gjithmon do të veprojë në bazë të ligjit, ngase ne mendojmë që ligji nuk është llastik, të gjithë janë të njëjtë para tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *