Mytaher Haskuka legjitimon dy SHKA me emrin “Agimi”

Kryetari i Komisionit për organizimin e edicionit të 30 të Festivalit “Zambaku i Prizrenit” Besim Berisha, në konferencën e sotme për medie, është prezentuar se “i deleguar” i ShKA “Agimi” në Komision.

I kontaktuar nga Prizreni Sot, dhe i pyetur nëse Besim Berisha e përfaqëson “Agimin” në këtë komision, Festim Bytyqi, kryetar i ShKA “Agimi” tha: “Absolutisht jo. Besim Berisha nuk e përfaqëson ShKA “Agimin”.

Përtej kësaj anëtarët e Komisionit të themeluar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, thanë në këtë takim me gazetarë se anëtari i “Agimit” tjetër, ka dhënë dorëheqje.

Në këtë mënyrë komisioni i themeluar nga kryetari i Komunës Mytaher Haskuka legjitimon dy “Agima”

Festim Bytyqi, kryetar i ShKA “Agimi” e pohon të kundërten.

“Nuk ka dhën dorëheqje asnjë anëtar i Agimit. Nuk na kanë ftuar në takime ” tha ai, duke shtuar se dakordimi me drejtorin e Kulturës ka qenë ndryshe ndërsa është vepruar ndryshe./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *