Mungesa e transparencës i rrit dyshimet për dëmtim me vetëdije të buxhetit komunal të Prizrenit, 17280 euro vetëm në një rast (2)

B.Sh. (emër i njohur për redaksinë) insiston se e ka fituar tenderin e datës 26 12.2018 për dhënien në shfrytëzim të lokaleve pronë e Kuvendit Komunal me qira.

Atij asnjëherë nuk i është komunikuar vendimi dhe as njoftimi se nuk ka fituar, dhe me cilat kushte ka fituar konkurrenti I tij, por ai insiston se ka konkurruar me çmimin më të madh, që sipas tij është kushti kryesor në dhënien me qira të lokale të Komunës dhe poentohet me më shumë pikë, në ndarjen e vlerësimit që është bërë nga vetë komuna.

Në Dokumentet që I posedon Prizrenit Sot, thuhet se njoftimi I listës përfundimtare është i datës  17.01.2019, por këtë njoftimi konkurruesi B.M. nuk e ka.

Këtë vendim nuk kemi arritur ta gjejmë as sot edhe përkundër përpjekjeve dhe shfletimit të të gjitha njoftimeve në web faqen e Komunës.

Personazhi i rrëfimit tonë ankohet  në Komisionin e ankesave pranë Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Në dokumentin që e posedon Prizreni Sot “Komisioni i ankesave i Kuvendit Komunal në përbërje Kujtesa Kabashi-Shatri, kryetare e Komisionit, Shkodran Kryeziu dhe Ilir Gashi anëtarë të komisionit e marrin këtë vendim.

“I aprovohet ankesa parashtruesit B.M. nga Prizreni lidhur me vlerësimin që është bërë nga ana e Komisionit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim, dhe atë për dhënien e lokalit më qira pronë e Kuvendit Komunal në periudhën afatshkurtër dhe atë për lokalin i cili gjendet në Sheshin “Shatarvan” nr 62, në bazë të listës përfundimtare të datës 17.01.2019”

Në pikën 2 të vendimit thuhet:

Obligohet komisioni komunal për vlerësimin e ofertave për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim që të bëjë rishqyrtimin e procesit të ankandit publik, gjegjësisht ankesës së parashtruar nga ana e ankuesit, përmendur si në pikën 1 të këtij diapozitivi në afatin e paraparë ligjor.

Në arsyetimin e këtij vendimi ky komision thotë se ankesa e parashtruesit është e bazuar sepse fituesi e ka dhënë çmimin më të vogël.

Sipas komisionit plani i biznesit është pothuajse i njëjtë.

Në arsyen e tretë komisioni thotë se edhe fituesi edhe ankuesi, numrin e punëtorëve e paraqesin joreal dhe të parealizueshëm.

Komisioni e rrezon edhe argumentin me të cilin, sipas indikacioneve shpallet fituesi e ai është se fituesi e ka paraqitur hartën turistike të Prizrenit, që sipas komisionit nuk është dashur të merret fare në vlerësim duke e ditur që Prizreni i ka tri info qendra Komunale.

Komisioni e vërteton se çmimi i ankuesit është më i madh.

Ankuesi pretendon se çmimi i tij është rreth 6 euro më i madh për metër katror, që i bie 360 euro në muaj. Në vit kjo shumë bëhet  4320 euro, ndërsa për katër vjet  shifra rritet në 17 280.

Prizreni Sot ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare ndërsa ka adresuar edhe pyetje në drejtorinë përkatëse dhe është në pritje të përgjigjeve./prizrenisot.com/

Vijon… 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *