Momente “cirku” në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Se koalicioni udhëheqës në Prizren vepron i “ç’thurur” dhe sipas interesave “personale” të partive në koalicion e në pushtet e dëshmoi mbledhja e sotme.

Ende pa hyrë në rendin e ditës, kuvendarë të Nismës dhe drejtori i saj i Kulturës, kundërshtuan rendin e ditës, e kundërshtuan futjen në rend të ditës të formimit të Komisionit për monitorim të mjeteve të taksapaguesve që Komuna ia ndanë edhe Lirisë.

E fshehur në moslejimin e ndërhyrjes në Klube sportive Nisma kundërshtoi monitorimin e mjeteve të taksapaguesve, për interesa krejt “personale” të partisë.

Karafil Haxhillari i Vetëvendosjes, kur e mori fjalën dhe adresoi  kritika ndaj Drejtorisë të Mirëqenies sociale e “uzurpoi” foltoren dhe i shtonte vetes minutat…

Ai, si një kuvendar “rebel” s’la gjë pa i thënë drejtorit, e akuzoi rëndë ndërsa i tha se çdo të tretin ndërtim për familje në nevojë e “zgjodhi” ne Has, prej nga është drejtori.

Kuvendari i LDK-së Xhavit Ukaj, e akuzoi edhe më rëndë kuvendarin Karafil Haxhillari dhe subjektin e tij Vetëvendosjen se po luajnë me pafatësinë e familjeve të Krushës, anëtar të këtij subjekti politikë.

Krejt të sipërpërmendurit janë pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren. Në momente në Kuvendin Komunal të Prizrenit u krijua atmosferë cirku.

Bërtitje nga vendi akuza e kundër akuzat kulmojnë kur kryetari e merr fjalën.

Kryetari i “djeg” veprimi i njësisë së krimeve ekonomike kur troket në dyret e Komunës për dyshimet për keqpërdorime, ndërsa kulmi i reagimit të tij, ishte kur me gisht iu drejtua kuvendarit Ilir Baldedaj e tha…

“Ju duhet të ishit në burg…”.

Kryetari i Komunës vazhdoi edhe gjatë seancës së sotme të vajtojë në rolin e opozitarit… në Prizren…

Kuvendi Komunal në Prizren vepron si një trup i “ç’thurur” dhe në asnjë moment nuk kuptohet kush është në pozitë e kush në opozitë.

Tentimi për ta shitur “opozitarizmin” si vlerë brenda pozitës, është e pakuptrueshme, sepse opozita duhet të kishte dakordim për temat në interes të qytetarëve dhe në respektim të ligjit.

Opinioni pas kësaj që ngjau sot në Kuvendin Komunal nuk e ka të qartë, çka e mban bashkë koalicionin në Prizren./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *