Ministri Kujtim Gashi, i interesuar për t’i mbështetur projektet sportive, kulturore e rinore në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social e ka shpërfaqur interesimin e tij për investime të mëdha në insfrastruktuirën sportive dhe kulturore të qytetit të Prizrenit.

“Gjatë vizitës në Prizren, inspektova punimet edhe në dy projektet kapitale sportive, Stadiumin “Përparim Thaçi” dhe Pishinën Olimpike, projekte këto të financuara nga Ministria e Sportit” shkruan Gashi dhe shton se Prizreni do ta ketë vëmendjen e e ministrit për të mbështetur projekte në fushën e rinisë dhe kulturës..

“Jam i interesuar që stadiumi ‘Përparim Thaçi’ të përfundojë këtë vit që klubeve tona t’i krijohen mundësi të reja edhe për shfrytëzim dhe për zhvillimin e lojërave. Prizreni ka vëmendjen time të shtuar për ta avancuar infrastrukturën sportive, por edhe për të mbështetur projektet të shumta në fushën e rinisë dhe kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *