Ministri i Kulturës Kujtim Gashi e përgëzon Ikonën e xhudos kosovare Majlinda Kelmendi për mirënjohjen nga IJF-ja

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi që quan lajm shumë të mirë, vendimin nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, për ta nderuar me statujë bronzi ikonën e xhudos kosovare e ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi.

“Si ministër, e mirëpres bashkëpunimin me Majlinda Kelmendin e Driton Kukën si dhe me autoritetet qendrore e lokale për të përcaktuar vendin e përshtatshëm për vendosjen e statujës” shkruan ministri Gashi në faqen e tij në FB dhe shton.

“Dua të falënderoj drejtuesit e IJF-së me në krye Marius Vizer për këtë vendim të qëlluar dhe i përgëzoj Majlindën, Dritonin dhe tërë ekipin e tij për këtë mirënjohje nga IJF-ja, një dëshmi kjo për suksesin, arritjet e traditën tashmë të krijuar të Xhudës në Kosovë”/ prizrenisot.com/ .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *