Ministri Gashi përuron edhe një Stadium Ndihmës në Prizren

Në Korishë të Prizrenit u bë përurimi i Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka-Boka, stadium ky i cili është investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Aty i pari i dikasterit të Sportit, ministri Kujtim Gashi, tha se me këto projekte po krijohen hapësira te reja dhe mundësi për avansime për sportistët kosovar, ndësa u zotua që ky nuk do të jetë projekti i fundit i MKRS në Prizren.

“Pa dyshim që është një investim në kuadër të investimeve që Ministria e Sportit, gjithandej Kosovës po i bën për të krijuar hapësira të reja për futbollistët tanë, për talentet tanë të rinj dhe ky është projekti jo i fundit që po investojmë në Komunën e Prizrenit, kemi mjete të ndara edhe për stadiumin në Gjonaj në të cilin po presim të kryhen aspektet administrative nga ana e Komunës dhe të fillojmë investimet në këtë stadium”.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, falënderoi Ministrin Gashi për investimet në sport

“Nuk po rreshtin projektet e infrastrukturës së futbollit nëpër gjithë Kosovën, ky ministër e bën mrekullinë në stadiumet e sidomos në stadiumet e futbollit, jam shumë i lumtur që kam hasë në mirëkuptim sidomos te ministri, falënderoj edhe partnerin tim më të madh, Ministrinë e Sportit që po u ja jep hakun sportistëve”, tha Ademi.

Se do ketë investime të reja në këtë fushë në komunën e Prizrenit, aty u zotua edhe i pari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Sot e bëmë hapjen e stadiumit në Boka-Boka, kemi ende investime për të bërë, e sidomos për ta rregulluar pjesën e atletikës. Shpresoj që klubet e futbollit këtu do ta përdorin për avancimin e të rinjve dhe talenteve të rinj, janë edhe disa stadiume tjera të cilat jemi duke punuar, siç është stadiumi i Zhurit, në Gjonaj, por edhe në vendet e tjera. Me këtë FFK por edhe Komuna e Prizrenit e përfiton një vend për ngritjen e talenteve të rinj”, tha Haskuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *