Milionerët e Mytaher Haskukës janë milionerët më të ri të politikës prizrenase

Me vetëdije ose pa vetedije, me leje ose pa leje të Mytaher Haskukës, njerëzit përreth tij e afër tij janë milionerët më të ri të Prizrenit.

Shkruan Rami Berisha

Hulumtimi i një tenderi të qeverisë lokale nga “Prizreni Sot” shpie në dyshime të bazuara për keqpërdorime millionëshe, veç në një rast dyshohet për gjysmë milioni.

Dhënia e një tenderi një Kompanie gjysmë milioni më shtrenjtë se ofertuesi më i lirë, edhe përkundër rekomandimeve nga Institucionet më të larta përgjegjëse për anulim të tenderit jo vetëm se Prizreni e shpall fitues ofertuesin 500 mijë euro më të shtrenjtë, të dërgojnë në rrugën me plot dyshime për milonerët e ri të Prizrenit.

Kush janë ata veç organet e drejtësisë mund të vërtetojnë, pasi dhjetëra kallëzime penale janë deponuar në Institucionin që është i thirur t’i hetojë dyshimet.

Në një rast kryetari i Degës së PDK-së Shaqir Totaj doli me emra e mbiemra të atyre që i kurdisin tenderët.

Por pas prononcimit të tij publik nuk ndodhi asgjë as me emrat që i përmendi Titaj, dhe as me kryetarin e Degës së PDK-së që bëri akuza të forta me emër e mbiemër.

Pas atij prononcimi nuk ka ndonjë zhvillim në Prizren…

Në ndërkohë ka humbje milionëshe buxheti i taksapageusve…

Kush po i përfiton ata milionë? Kush janë milionerët e ri të politikës lokale në Prizren?

Është sekret publik në Prizren se në Shtëpinë e Bardhë është kujdestar një telefon, në të cilin nuk lajmërohet Mytaher Haskuka, por shantazhet, kërcënimet e kurdisjet bëhen në emër të tij. Nga ai telefon…

Telefoni në këtë rast është metaforë për ta shpërfaqur sekretin publik të qytetit të Prizrenit.

Edhe zogjtë e malit e kanë marrë vesh kush flet në atë telefon në Shtëpinë e Bardhë…

Nëse të besuarit e Mytaher Haskukës e blejnë një karrige mbi 900 euro, shtrohet pyetja kush i merr paratë përtej çmimit real të karriges.

Ne si qytetarë mund të mos ia dimë emrin, por dikush po bëhet milioneri më i ri i politikës në Prizren.

Gjurmët janë në mesin tonë, ndërsa as ujku nuk është feshur e nuk po fshihet, por s’ka rezultate, për t’i ndaluar veprimet me dyshime korruptive të atyre që po bëhen milionerët e ri të politikës në Prizren.

Institucionet e drejtësisë në Prizren e kanë gojën plot me prioritet për hetim kundër dyshimeve për korrupsion ndërsa merren më “reklamat në televizionet lokale” sa për t’i bërë reklamë vetes se po punojnë edhe me “keqpërdrime” të pozitës zyrtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *