ME VENDIMIN PËR MBYLLJEN E PISHINAVE TË HAPURA VETËM NË PISHINËN GOLDPOOLCLUB NË PRIZREN, QEVERIA “LARGON” NGA PUNA 30 PUNËTORË

Granit Paqarizi pronar i Pishinës GoldPoolClub Prizren, ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e pishinave të hapura ndërsa lejon hapjen e pishinave të mbyllura. Ai thotë se vetëm në biznesin e tij qeveria i largoi nga puna 30 punëtorë.

REAGIM I PLOTË

Për “Qeverinë e Kosovës” .

Unë Granit Paqarizi pronarë i Pishinës GoldPoolClub Prizren shprehë indinjatën dhe paknaqësinë e thellë që:

-Qeveria e Republikës së Kosovës MBYLLË PISHINAT E HAPURA. Dhe i HAPË PISHINAT NË AMBIENTE TË MBYLLURA.!!!

Ku dhe na njoftonë për një vendim që kishin marrë mbrëme pas darke se tani radhën e kanë me punu PISHINAT NË AMNIENTE TË MBYLLURA SË BASHKU ME BREGDETIN SHQIPËTAR SE ATJE S’KA VIRUS….!!!

-Z. KRYEMINISTËR GJENDJA JUAJ DHE E GJITHË QEVERISË ËSHTË STABILE SEPSE RROGAT I MERRNI 100% EDHE TANI NË PANDEMI NGA TAKSAT TONA PA ASNJË VONES.

-Z. KRYEMINISTËR PISHINA ËSHTË VEPRIMTARI QË PËRGADITET 3MUAJ PARA SEZONES, DHE 1MUAJ PAS SEZONËS PËR KËTO 40-50 DITË QË MUNDOHEMI TË PUNOJMË DHE KA KOSTO QË TANI PËR NE ËSHTË E PA PËRBALLUESHME.

-Z. KRYEMINISTËR SOT LARGUAT NGA PUNA DHE U NDALËT BUKËN RRETH 30 FAMILJEVE NË KËTË BIZNES.

-Z.Kryeministër që kur na lejuat me punu nga data 01.07.2020 deri tani skemi arritur as ti mbulojmë shpenzimet duke pritur këto ditë me Diell dhe kthimin e Diasporës.

-Z.Kryeministër Pishina ka kosto për mirëmbajtje të ujit me Klor, Ph-, Anti alg, dhe pompat për filtrimin e ujit që shpenzojnë rrymë edhe tani që nuk do të punojmë.

-Z. Kryeministër kfillu he burrë se don me na marrë në qaf ni Kosovë me këto vendimet e masdarkave që po i merrni pa asnjë analizë, jemi në gjendje që nuk kemi frymë për mbijetes na ke ngulfat më keq se Virusi.

-VIRUSI NUK PËRQOHET PËRMES UJIT,

-VIRUSIN E LUFTON APO E PARANDALON “KLORI”, dhe “PH-“.

-DIELLI RRITË IMUNITETIN PËR TA LUFTUAR VIRUSIN.

-NË HYRJE KEMI DEZINFEKTUES PËR ÇDO KLIENTĒ.

-NË PISHINË NDODHË DEZINFEKTIMI KOMPLET I TRUPIT NË KONTAKT ME “KLORIN” E “PH-” PËRMES UJIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *