Me urimin për festën e Bajramit, kuvendari Petrit Hoxhaj ndanë një karrocë për një fëmijë dhe 10 pako ushqimore

Edhe ditën e fundit të Ramazanit kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxhaj, “e ka zgjatur dorën e bamirësisë” duke i ndihmuar 10 familje në nevojë, ndërsa përgjatë gjithë muajit të Ramazanit ndihmoi 100 familje. E ndau edhe një karrocë…

Ai nga terreni ku i ka shpërndarë ndihmat i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë Islame, për Festën e Fitër Bajramit, duke e dhënë shembullin e solidaritetit me personat e familjet në nevojë.

“A ka gjë më të bukur se sa të ia kthesh buzëqeshjen  një invalidi qe edhe ai ta shoh vendin e tij  dhe të shikoj në rruge se si luajnë bashkë moshatarët e tij. Sot fal një donacioni u dhurua dhe  një karrocë për një fëmije në Planej të Hasit” thotë Hoxhaj deri sa e dhuron këtë karrocë ndërsa vazhdoi duke iu dal në ndihmë 10 familjeve me pako ushqimore

“Faleminderit Zotit qe kemi njerëz të vullnetit të mirë që në këtë festë sado pak  ti kthehet buzëqeshja edhe atyre” thotë Hoxhaj./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *