Me shkas: Intervistë e ribotuar me Agim Bytyqin, kryetarin historik të FFK-së dhe KF “Liria”
E risjellin intervistën me Agim Bytyqin, personalitetin historik të FFK-së dhe KF Liria, në përvjetorin e 28 të Pavarësimit të futbollit të Kosovës. Intervistën e realizoi Bashkim Kajdomçaj në vitin 2008.
I lindur më 1944 në Prizren.Njeriu që bëri hsitorinë e KF ‘Liria’ në rininë e hershme si futbollistë e më pas edhe si zyrtar i lartë i klubit. Ka qenë aktiv si futbollist nga viti 1963 deri më 1970 në ish Metohija (tash Liria).
Në kohën e tij, gjeneratë me te kanë qenë : Ali Bushi, Bajram Bytyqi, Skender Simitqiu, Bujar Spahiu, Marjan Spaqi,Hamit Shishko, Zef Gjoni, Bajram Pirana, Nexhid Gjigolli, Ibo Miftari,Adnan Pirolli, Islam Slishani,Gafurr Kaqaniku, Ilir Berisha etj.
Në postet udhëheqëse të KF “Liria”, prej vitit 1980 e deri më 2002.Ka qenë në cilësin e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë për 22 vjet rresht.
Kryetar i parë i
Federatës së Futbollit të Kosovës, pas pavarësimit të sportit kosovar më
1991.Ai në atë kohë ka hyrë në historinë më të re të futbollit kosovar, duke
qenë bartës kryesor i zhvillimit të garave që kundërshtonin masat e dhunshme
serbe dhe duke organizuar jetën e pavarur sportive në Kosovë.Anëtar i
Kryesisë së Federatës së Sporteve të Kosovës prej vitit 1991 deri më 2001. Në
atë kohë FSK-ja, ishte ombrellë e gjithë organizimit sportiv në Kosovë, e që
luante rolin e Ministrisë së Sportit.
Histori e hershme e KF “Liria”
Pak histori lidhur me KF “Liria” sipas z. Agim Bytyqi që më
shumë se 30-vjet (qoftë si futbollistë qoftë si zyrtar) ka qenë i lidhur me
klubin.
”Topin e parë në Prizren, e ka sjellur një fotografist
shkupjan në vitin1930 derisa ka punuar në Prizren.Futbolli ate botë është
organizuar nga zanatlinjtë, përkatësishtë esnaft prizrenas, të njohur me emrin
“Gajret”. Ndeshjet janë zhvilluar në stadiumin që ka qenë afër stacionit
të sotshëm të autobusëve, ku afër atëher ka qenë tregu i kafshëve.Në ato vite,
para luftës së dytë, skuadra “Gajret”, lunate kryesishtë me ekipet nga Kukësi,
Tetova, Gjakova e Peja. Në mungesë dokumentacioni të asaj kohe, mungojnë emrat
e asaj gjenerate.Gjeneratë e hershme e para luftës kanë qenë : Reshat Hadri,
Gala Zajmi, Seb Lajqi,Beqir Shetro etj.Ndërsa më vonë pas luftës së II-të për
skuadrën e atëhershme të Lirisë kanë luajtur:Bashkim Fehmiu, Rexhai
Surroi, Skender Gjinali, Xhemo Goxho, Veli Vraniqi, Iljaz Llausha, Destan Kiqe
etj. në skuadrën që atë kohë mbante emrin ‘Metohija”, e që bënte gara në Ligën
e Serbisë.Në kohën time gjenerat i kam pasur disa nga emrat që tash më kujtohen
si:Bajram Bytyqi, Skender Simitqiu, Ali Bushi, Bujar Spahiu, Marjan Spaqi, Zef
Gjoni, Hamit Shishko, Bajram Pirana, Nexhid Gjigolli, Ibo Miftari, Islam
Slishani, Adnan Pirolli, Gafurr Kaqaniku, Ilir Berisha etj.Më 1970 me vendim të
Lidhjes Socialiste dhe me përkrahjen e Mehmet Maliqit, skuadra ndërron emrin
nga KF “Metohija” në KF “Liria”.
Garat e viteve 70-ta e
80-ta
“Në Ligën e II-të luajtëm me mjaftë sukses.Sidomos veqohen
emrat :Edmond Tomiqi,Ali e Aqif Shehu, Erdogan Celina, Sokol Hadri, Sami Ahmeti,
Tahir Pirolli, Agim Maloku,Ramadan Cimili, Ibrahim Prekazi, Esat Mehmeti etj.
që luajtën rol të rëndësishëm në futbollin e ish-Jugosllavis, në vitet
70-ta.Më vonë, gjurmë në historin e lavdishme të klubit në vitet 80-ta
lanë:Rexhep Gaxholli,Skender Shengyli vëllezërit Gjinali, Harun Isa, Nedim
Tutiq, Osman Ramadani, Nexhmedin Limani, Xhavit Gashi, Agim e Besim Nikoliqi,
Besim Qejku, Hilmi Bellanica, Gazmend Krusha e më pas edhe Gëzim Hasi, Lulzim
Berisha, Skender Kapra, Florent Karahoda etj. Ishte kjo kohë e garimit në
Ligën e II-të ‘B’, që për nga cilësia ishte shum afër me Ligën e parë të ish
Jugosllavisë.Më 1988, Liria arrin deri në gjysëm finale të Kupës , duke
eliminuar paraprakishtë skuadrat si Radnicki (Nish) e Hajduku i Splitit.Në
gjysëm finale në saje të rezultatit nga të dyja ndeshjet eliminohemi nga
Velezhi i Mostarit”.
Pavarësimi i futbollit kosovar, vitet e 90-ta
“Jam zgjedhur kryetar i FFK-së në korrik të vitit
1991.Mbledhja është mbajtur në restaurant “Rugova”, në Prishtinë. Kjo u bë pas
nisiativës dhe me ndihmën e veprimtarëve të shumtë dhe dashamirëve të
futbollit nga e gjithë Kosova.Ishte kohë ku luftohej për mbijetesën e sportit
në përgjithësi pas okupit të egër serb, futjes së masave të dhunshme serbe
nëpër institucione.Ne me formimin e FFK-së jo vetëm që kundërshtuam këto masa
por edhe treguam se dijmë të organizohemi mjaftë mirë edhe pse në kushte të
rënda represioni e pa infrastrukturë.Kuvendi i FFK-së, më zgjodhi kryetar
me aklamacion.Pjesëmarrjës ishin e përfaqësuesve të të gjitha qyteteve të
Kosovës.Kuvendit i kanë paraprirë një varg takimesh në Prishtinë e
Prizren.Prizrenin në këtë kuvend krahas meje e kanë prezantuar edhe Salajdin
Kume, Skender Morina e Galip Hoda.Pas kësaj më 15 gusht 1991 në Nashec, u
mbajtë mbledhja e kryesisë së FFK-së dhe u morë vendimi që me 18 gushtë të po
atij viti të nisin garat zyrtare-kampionale, ku morën pjesë 20-të
skuadra.Postin e kryetarit të FFK-së e kam ushtruar deri më 1995, kur kthehem
sërish në krye të Lirisë.Më 1995 jam zgjedhur kryetar nderi i FFK-së.Gjatë
kësaj kohe disa herë jam marrur në ‘biseda informative’ nga serbët sidomos pas
kremtimit të 66-të vjetorit të KF Liria, më 1996, që u mbajt në restaurant
‘Pojata’”.
Organizimi i KF “Liria”,
pas pavarësimit të futbollit në vitet 90-ta
“Në kryesinë e parë të KF “Liria”, pas pavarësimit
ishin:Salajdin Kume (kryetar), Gazmend Krusha (drejtor), Qenan Skeja, Bedredin
Mazreku, Galip Hoda,Skender Morina, Hadi Zyrnaxhiu dhe une, anëtarë të
kryesisë etj.Mbledhja që zgjodhi këtë kryesi u mbajtë në shtëpi të
Gazmend Krushës”.
Ndeshjet me seleksionin
e Kosovës në kohën e pavarësimit të futbollit, vitet e 90-ta
“Më 1991 në muajin prill në Tetovë, është zhvilluar ndeshja e
parë historike e seleksionit (reprezentacionit) të Kosovës me lojtarët
shqiptarë nga Maqedonia Perëndimore që u grumbulluan në Tetovë nën organizimin
e skuadrës “Shkëndija”, po nga ky qytet.Ka qenë dita e dytë e Bajramit.Këtë
ndeshje e fituam 3:1.Organizimi i ndeshjes ka qenë në nivel shtetëror, ku në
pamundësi të intonimit të himnit kombëtar, është kënduar kënga:’oj Kosovë oj
nëna ime’, që e ndiqnin si në kor rrethë 20,000 shikues që përcollën këtë
ndeshje, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare.Përzgjedhjen e Kosovës e ka
drejtuar Ajet Shosholli.Në këtë përbërje kan luajtur Skender Shengyli dhe
Florent Karahoda.Pas kësaj ndeshje na është bërë një pritje nga presidenti i
atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Më 1993 në Tiran në muajin mars para ndeshjes me
Irlandën që kishte kombëtarja shqiptare, në kuadër të përgatitjeve, tre ditë
para kësaj ndeshjeje zyrtare, takohemi me te.Ndeshje e humbëm, por rezultati ka
qenë në plan të dytë”.
Ndeshjet zyrtare kampionale, ekipore pas pavarësimit e
futbollit kosovar
“Ndeshja e parë :Liria-Ballkani, u luajtë në Studenqan më 20
gusht 1991 dhe përfundoi baras (1:1).. Liria i zhvilloi ndeshjet në Studenqan e
më pas në Gjinoc, derisa policia sulmoi fizikishtë disa pjesëtar të klubit
tonë, trajnerin Gafurr Kaqaniku, ndihmësin e tij Sinan Osmani dhe
futbollistin Arlind Kaqaniku. Jemi zhvendosur në fushën e Arbanës (ish
Dushanovë).
Në vitin 1993 në kryesin e klubit u angazhuan edhe:Beqir
Hoxha, kryetar, Enver Besimi drejtor,Naim Rexhepi nëkryetar,Sami Gashi,
sekretar. Anëtar të kryesisë ishin edhe:Naim Besimi, Ali Thaçi, Nazim Begleri,
Ramadan Susuri, Osman Spahiu, Sokol Hadri, Shyqeri Qela .Në restaurant
‘Mullini’, është zhvilluar aktiviteti rrethë organizimit të ndeshjeve të
futbollit, në atë kohë.
Pasi ncidentit dhe dhunës që ushtroi policia serbe ndaj
KF “Liria”, në Gjinoc, kaluam në Arbanë (ish Dushanovë).Më 1995 përsëri
zgjedhem kryetar i KF ‘Liria”, dhe në këtë vit (1995) Liria bëhet
kampione pasiqë në finale të grupeve (atëherë kampionati zhvillohej në katër
grupe), mundëm KIK-ën e Hogoshtit në Sadovinë, pas ekzekutimit të penalltive,
5:4.Trajner i skuadrës ka qenë Sinan Osmani. Ka qenë vullneti i madhë, kishim
emocione të veqanta.Ishte kohë e një lëvizjeje gjithë popullore.Kemi pasur edhe
përkrahje nga qytetarët në punën tonë, sepse po bënim punë kundër okupatorit
serb.Kështu ka qenë deri në mars të vitit 1998 kur pas dhunës së forcave
ushtarako-poplicore serbe në Drenicë dhe masakrave nëpër vende tjera në Kosovë,
ndërpremë garat”.
Kontributi i Lirisë në
luftën e armatosur
“Krahas pjesëmarrjes aktive në garat e Republikës së Kosovës,
pas pavarësimit të sportit prej vitit 1991 e deri më 1998, Liria pati rol të
rëndësishëm duke qenë pjesë e rezistencës aktive jo violente. Me daljen në
skenë të UCK-së, njëri nga futbollistët e ‘Lirisë’, Përparim Thaçi, bëhet
pjesëtar aktiv i saj duke ngjeshur pushkën për të shporr okupatorin serb
nga trojet tona.Në këtë aktivitet ai ishte shembull për pjesëtarët tjerë.Dëshmori
Përparim Thaçi, ashtu siq kishte qenë shembull si futbollist, ai u shqua edhe
në aktivitetet luftarake.Në një nga luftimet e ashpra në Anadrini, më 27 maj
1998 bie heroikishtë në fushë betejë, në mes fshatrave Xërxë dhe
Bellacërke.Poashtu, më 24 mars bashkë me shum civilë të fshatit Celinë, vritet
edhe Naim Rexhepi, ish nënkryetar i KF ‘Liria’ dhe veprimtar i qështjes
kombëtare i asaj kohe”.
Pas lufte
“Me hyrjen e NATO-s dhe zbritjen e UCK-së nëpër vendbanimet
kosovare gjithandej, Liria me vrull të ri bashkë me skuadrat tjera iu qas
organizmit.Pas kthimit në stadiumin e qytetit, nga ku ishte përzënë afër dhjetë
vjet më parë me dhunë nga Serbia, gjithçka frymonte ndryshe,optimizmi dhe
gëzimi për suksese ishin jo vetëm aspirata.Përkrahjen më të madhe në këtë kohë
e patëm nga z.Kadri Kryeziu që drejtonte Prefekturën e Prizrenit, menjëherë pas
lufte në kuadër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.Nga z. Kryeziu patëm
përkrahjen morale e materiale.Poashtu me vendim të tij, stadiumi mori emrin e
dëshmorit ‘Përparim Thaçi’”.
Mbresat-emocionet nga aktiviteti si futbollistë dhe zyrtarë
Emocionet janë të shumta dhe për këto ngjarje sa kam qenë i
lidhur me futbollin mund të shkruhen edhe disa libra.Po veqoj gjeneratën e
Edmond Tomiqit,Agim Malokut, Erdogan Celinës, Sokol Hadrit, Ali e Aqif Sheu,
Esat Mehmeti etj. Pastaj ate të viteve 80-ta, e prirë nga Rexhep Gaxholli,
vëllezrit Gjinali, Osman Ramadani, Besim Qejku, etj. Ndeshjet për
Kupë me Radniqkin (Nish) e Hajdukun e Splitit, ku fituam.Më vonë, pas
pavarësimit, zgjedhja për kryetar të parë të FFK-së më 1991, ndeshja e
parë në Studenqan. Ajo e përzgjedhjes së Kosovës në Tetovë si dhe titulli i
kampionit me Lirinë më 1995.Në vitin 1996 në restaurant ‘Pojata’, në Landovicë
u kremtua 66-të vjetori i KF ‘Liria’, ku ishin prezentë të gjitha gjeneratat e
skuadrës. Kjo ngjarje ka lënë poashtu mbresa të pashlyera tek unë.Jam
shum i lumtur por dhe krenar për gjitha angazhimet e mia në futbollin kosovar
dhe ate prizrenas.Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan në mbarëvajtjen e
garave.Ata që na përcollën si gazetar :Mustaë Leci,Halit Shatri, Bashkim
Kajdomçaj, Asllan Bekteshi, etj.Poashtu falenderoj banorët e Arbanës që dhanë
kontribut të madhë në mbarëvajtjen e garave. Në atë kohë ajo jo vetë që ish
bërë streh e sigurtë, por ishte kështjell e vërtet e organizimeve që bënte
FFK-ja. Atyre që sot s’jan me ne, e që ranë për Lirinë e Kosovës-Lavdi për jet
e mot! Në pamundësi të përmend shum e shum emra nga kohë të ndryshme që
kontribuan për Lirinë dhe futbollin kosovar, por dhe në mungesë dokumentacioni
nga kohë të ndryshme, kërkoj falje nga të gjitha ata që kam harruar t’i
përmend.Shpresoj që në të ardhmen në bazë të dokumentacioneve, të përgatitet
një monografi, ku do të përfshihet kontributi i secilit dhe do të përfshihen të
gjithë emrat, ngase Liria ka qenë, është dhe do të jetë skuadër e madhe”, ka
thënë për ëeb-faqen e klubit, z.Agim Bytyqi.
Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj
Fotografitë më poshtë janë realizuar sot gjatë ceremonisë së festimit të 28 vjetorit të pavarësimit të futbollit, në mjediset e FFK-së në Prishtinë.

Në foto: Mirsad Çollaku anëtar i KE të FFK dhe kryetari i parë i FFK Agim Bytyqi

Në foto: Ajet Shosholli, ish selektori i pare pas pavaresimit, Sabri Hashani ish kryetar i FFK ne vitet 90 ta, Mirsad Çollaku anëtar i KE të FFK dhe Agim Bytqi kryetar i parë i FFK-së